Zoran Zekic, trajneri i Partizanit

'Lëmshi' me të ardhmen e Zoran Zekic, në Kroaci e çojnë te Osijek! Partizani s'e lëshon trajnerin

10 Tetor 2023, 15:09
  • Share

Zoran Zekic foli fjalë lamtumire pas fitores që Partizani mori 4-3 kundër Kukësit, në javën e tetë të Superligës. "Partizani dhe Gaz Demi do jenë në zemrën time, kam probleme personale", tha trajneri, që duket se po shtronte rrugën e një largimi nga të kuqtë pas më shumë se tre muajve nga emërimi në stolin e kampionëve në fuqi të vendit.

49-vjeçari është i lidhur me një kalim te Osijek në Kroaci, me Zekic që sipas medieve kroate është tanimë trajneri i ri i ekipit. Në kushtet kur presidenti i Partizanit, Gaz Demi nuk e ka konfirmuar largimin e tij, e ardhmja e kroatit duket se është në pikëpyetje.

Me kontratë deri verën e 2024 në Superligë, për prishjen e kontratës Partizani mund të kërkojë 100 mijë euro nga Osijek, që do "blinte" kështu kartonin e trajnerit, gjë që nuk ndodh shpesh në futboll.

Me Partizanin që nuk konfirmon largimin dhe mediet kroate që e rikthejnë te Osijek, e ardhmja e Zekic është bërë "lëmsh".

Faxi-mile e medieve kroate

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?