Lena Linadi, malësorja në Lezhë 55 vite që ruan xhubletën e gjyshes! Sot 73-vjeçe, e veshi për herë të parë kur ishte 18-vjeçare

10 Dhjetor 2022, 16:57| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 17:06

  • Share

Lena është një 73 vjeçare nga Bajza e Malësisë së Madhe e cila e ka ruajtur prej më shumë se 5 dekadash xhubletën e trashëguar nga gjyshja.  E veshi për herë të parë kur u martua në moshen 18-vjeçare, e që prej asaj kohe e ruan si aset të rrallë.  Lena Linadi është një prej malësoreve që mban veshur xhubleten e trasheguar nga gjyshja. 73-vjecaren e takojmë në aktivitetin “Xhubleta Shqiptare në UNESCO” që u mbajt në memorialin e Gjergj Kastriotit në Lezhë.

“Jam nga Bajza e Kastratit, xhubletën e kam vesh 18 vjeçe, e kam trashëgu nga gjyshja. Tani unë do ua trashëgoj vajzave apo mbesave”, tha ajo.

Në aktivitetin kulturor morën pjesë gra dhe vajza të reja që prezantuan veshjen tradicionale me histori 4000 vjeçare. Për ruajtjen e xhubletës folën Rita Shkurtaj, drejtuese e shoqatës “Xhubleta e Alpeve” dhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.

“Janë asetë të jashtëzakonshme që na bëjnë krenar dhe na detyrojnë të punojmë për nxjerr në pah të vlerave”, thekson Ndreu.

“Ndjehem e nderuar që sot vij bashkë me këto malësore për këtë aktivitet në Lezhë. Për të fol për xhubletën duhet një natë dimri”, tha Shkurtaj.

Prej 30 nëntorit xhubleta shqiptare me histori 4 mijë vjeçare, është marrë në mbrojtje nga UNESCO.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?