Lënda e kodimit që në klasë të parë, por në klasa mungojnë kompjuterët! Report TV vëzhgim në 2 shkolla në Tiranë, s’ka laboratorë informatike

14 Dhjetor 2022, 17:27| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 18:27

  • Share

“Një nga 100 shkollat që është zgjedhur për të zbatuar projektin e Teknologjisë së Informacionit në klasa të para.”- tha ministrja e arsimit Evis Kushi për një nga shkollat e kryeqytetit në një dalje publike më 12 shtatorin e kaluar, plot 3 muaj më parë.

“Me kompjutera ë?- pyet kryeministri Rama nxënësit.

“Nuk janë vetëm te niveli i parë. Disa prej fëmijëve gjatë kohës që na prisnin janë duke luajtur me nivelet e dyta, të treta dhe me çfarë kam kuptuar ata e kanë mësuar shkollën që tani.”- tha ministrja e shtetit për rininë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi

Pavarësisht se këtë vit u fut kodimi që në klasë të parë dhe u prezantuan dhe 100 laboratorët e rinj , ka shkolla në mes të kryeqytetit si shkolla 9-vjeçare “Niket Dardani” në Tiranë që nxënësit në klasë të pestë nuk njohin kompjuterin. Shumë nxënës në Tiranë, nuk e kanë parë kurrë laboratorin e kompjuterit dhe nuk kanë informacion nëse shkolla ka një sallë të tillë. Lëndën e Tik-ut e kanë zhvilluar gjithmonë në klasë.

“Nuk kemi kompjuterë në shkollë, nuk punojnë. Lëndën e TIK-ut e mësojmë nga libri.”

“Po, është pak e vështirë nëse nuk i prek dhe nuk i provon në kompjuter. Unë në shtëpi nuk kam kompjuter dhe nuk di të përdor kompjuter.”

“Në shkollë nuk kemi kompjuter. Atë e kam mësuar në telefon.”

Disa të tjerëve këtu në “Niket Dardani” mësuesja u ka komunikuar se kompjuterit nuk janë funksional.

“ Unë jam në klasë të pestë. Lëndën e informatikës e zhvillojmë në klasë sepse nuk na punojnë kompjuterët në sallën e kompjuterëve. Nuk e di, por kështu na ka thënë mësuesja.”

Por pasi interesimit të Report Tv Ministria e Arsimit thotë se ekziston një minilaborator.

Përgjigja e MAS: “Aktualisht kjo shkollë ka një kabinet informatike me 8 kompjutera të cilët janë funksional dhe në përdorim të lëndës Tik.”

Por a mjaftojnë 8 kompjuterë për të gjitha klasat nga e para deri në të nëntën për të zhvilluar lëndën e TIK-ut ku mesatarisht janë rreth 25 persona për çdo klasë? Llogaritë dalin shumë keq. Edhe ministria e pranon në një farë forme se kompjuterët janë në mungesë.

Përgjigja e MAS: “Përsa i përket kombinimit të orarit me klasat që zhvillojnë lëndën TIK, MAS ka kërkuar që të merren të gjitha masat që lëndatë mos zhvillohet në të njëjtën orë për klasa të ndryshme”.

Por nëse në shkollën “Niket Dardani” janë vetëm 8 kompjutër, jo shumë larg në zonën e 21 Dhjetorit, në kryeqytet tek  shkolla “Sabaudin Gabrani” laboratori I kompjuterave është thjesht një endërr. Lënda e Tik-u zhvillohet në klasë.

“Lëndën e TIK-ut e zhvillojmë, por jo në laborator. Nuk e di a ka , por ne nuk kemi shkuar asnjëherë. Unë nuk di t’a përdor shumë kompjuterin.”

“Na e tregon zysha me libër.”

“Bëjmë, por s’kemi kompjuter.”

“Vitin e kaluar kam qenë në vend tjetër. Di ta përdor kompjuterin sepse kam dhe në shtëpi.”

Të vetmit që dinë të përdorin kompjuter janë ata të cilët e kanë atë në shtëpi, ose rasti i këtij vogëlushi që ndjek kurs privat.

“Di unë, sepse bëj kurs kompjuteri”

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ebru: 18/01/2023 10:15

    E PARA LIBRAT NE KLASAT E PARA U PAGUAN NUK ISHIN FALAS. PERVEC MATEMATIK ABETARE ANGLISHT. TE SJELLIN LIBRAT E KERKOJNE LEKET. PERFSHIRE EDHE LIBRI I TIKUT POR PROBLEMI ESHTE SE MARRIN LEKET DHE MESIMI NUK JEPET SIC DUHET. NUK E KUPTOJ...PER TE ARDHUR KEQ.

    Përgjigju
  • Lexuesi: 15/12/2022 06:31

    Kur ne mes te Tiranes nuk ka kompjutera, çfare ndodh ne fshatra???? Ne fshatra nxenesit nuk kane as ne shtepi kompjuter.

    Përgjigju
  • Iris: 15/12/2022 01:57

    Ne kohen tone, kompjuterat e pare i sollen nga nje donacion ne gjimnaz kur filloi demokracia,sigurisht jo per te gjithe.Mesuesi jone i matematikes ftoi nxenesit me te mire ne matematike te beheshin pjese e nje grupi qe do studionte informatiken.Nxenesit e perzgjedhur nga klasa jone pranuan me ngurim.Jo te gjithe e dinin vleren e kompjuterave.Pas disa kohesh kompjuterat na i vodhen dhe cdo gje u kthye si me pare.Kur vajtem ne universitet,informatika ishte nje nga ato lende qe behej per 6 muaj,por nga klasa jone,vetem nje vajze dinte te perdorte kompjuterat dhe e kuptonte informatiken.Kuptohet qe per mungese te kompjuterave,per praktike as qe behej fjale edhe pse ishte informatike,vetem teori dhe imagjinate ne leter.Perfundimi-hyme shul e dolem lloz.Nuk eshte e veshtire te imagjinoni per menyren se si e morem provimin e gjithe klasa,po te mos ishte ajo vajza,do te kishim perfunduar te gjithe ne vjeshte.

    Përgjigju
  • Lexues: 14/12/2022 21:02

    Ju pergezoj per kete kronike qe ve gishtin mbi plage. Turp e faqja e zeze qe ne vitin 2022 te kete shkolla pa kompjutera, pa laboratore e pa ambjente sportive. Turp per qeverine, turp per mumjet e administrates, turp edhe per mesuesit dhe prinderit qe nuk ngrene zerin qe femijet te marrin ate qe u takon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?