Kronikë

Lëndë kancerogjene në akulloret e paketuara, bllokohet një sasi e konsiderueshme në Korçë! AKU: Jemi lajmëruar nga KE, janë bllokuar produktet në gjendje që dyqane

13 Gusht 2021, 14:20| Përditesimi: 13 Gusht 2021, 15:12

  • Share

Pas njoftimit të Komisionit Europian se disa akullore të paketuara të firmave të njohura përmbajnë lëndë kancerogjene, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur bllokimin e tyre edhe në vendin tonë. Aksioni ka nisur në qarkun e Korçës, ku AKU pas kontrolleve në subjekte tregtare ka sekuestruar një sasi të mëdha të këtyre akulloreve të paketuara për t’i asgjësuar.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i AKU Korçë, Adham Papadhami, i cili tha se sekuestrimet e para janë bërë tek subjekte të cilët kanë futur këtë akullore ditët e fundit por sekuestrime janë realizuar edhe në të gjitha subjektet e tjera që kanë pasur në gjendje këto akullore. Nuk bëhet e ditur sasia e sekuestruar e akulloreve, por vetë Papadhani u shpreh se është një sasi e madhe.

Edhe përgjegjësja e sektorit të Informimit Publik dhe Koordinimit Ndërinstitucional në AKU, Pamela Radovani në një intervistë për Report Tv tha se edhe Shqipëria është njoftuar për këtë akullore të paketuar që më 31 korrik dhe ka barë bllokimin e sasisë që ndodhej në gjendje të subjekteve tregtare. Ajo tha se nuk ka nevojë për panik nga konsumatorët pasi situata është nën monitorim dhe janë lajmëruar tregtarët për të mos futur sasi të tyre më në vend.

“Rasti për të cilin ju po referoheni ka të bëjë me një njoftim që institucioni që i ka ardhur nga sistemi i Komisionit Europian, që njofton vendet anëtarë dhe jo vetëm kur ka një problem me një ushqim të caktuar apo një përbërës të një ushqimi të caktuar. Në rastin konkret bëhet fjalë për akulloret e paketuara dhe është oksid detilieni, është gjendur në brendësi të këtij produkti që është duke u tregtuar dhe janë lajmëruar të gjithë shtetet që ka kaluar ky produkt së fundmi. Ky njoftim ka ardhur që më 31 korrik. Masat janë marrë në kohë reale duke angazhuar të gjitha drejtoritë rajonale.

Ka funksionuar sistemi i gjurmueshmërisë i gjithë, që nga importi deri te tregu. Ka filluar tërheqja nga tregu që nga 31 korriku, kemi tërheqje masive dhe do të shkojmë drejt asgjësimit. Që në fillim janë njoftuar të gjitha njësitë e tregtimit dhe që e kanë në gjendje këtë akullore. Çfarë është në gjendje është bllokuar dhe do të asgjësohet, megjithatë monitorimi vazhdon dhe nuk ka vend për panik”, tha Radovani

Alarmi për prezencën e lëndëve kancerogjene në këto akullore të firmave të njohura është dhënë nga komisioni Europian, ku Autoritetet e Kontrollit Ushqimor në Francë, Belgjikë, Serbi e Qipro i kanë ndaluar këto produkte të tregtohen. Nga analizat rezulton se disa seri të këtyre të akulloreve janë të kontaminuara me një lëndë kancerogjene, oksid i etilenit dhe janë ndaluar të tregtohen. Oksidi i etilenit, sipas ekspertëve ka aftësinë të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë kancer. Përbërësi tejkalon nivelet e përcaktuara nga legjislacioni i Bashkimit Evropian.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genti: 13/08/2021 13:19

    Hajdeni ne qeparo e dhermi se i keni marketet plot me twix,mars,bounty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?