Lëndë narkotike, armëmbajtje pa leje dhe thyerje të masës së sigurisë, 3 të arrestuar, 1 në kërkim në Dibër! Në pranga dhe kryeplaku i fshatit (VIDEO)

27 Maj 2020, 09:16| Përditesimi: 27 Maj 2020, 09:23

  • Share

Tre persona janë arrestuar, mes tyre dhe kryeplaku i fshatit, dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe thyerje të masës së sigurisë.

Aksioni i policisë u zhvillua në fshatin Tomin në Dibër, ku policia vuri në pranga shtetasin me iniciale G. SH., 43 vjeç, i cili akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike në zonat pyjore të këtij fshati, gjithashtu u bë shpallja në kërkim edhe e djalit të tij, E. Sh.

Djali i tij ishte dënuar me masën 'arrest shtëpie' por gjatë kontrollit rezultoi se ai nuk ndodhej aty. Kjo bëri që policia ta shpallte në kërkim dhe të vijojnë hetimet për kapjen e tij , i cili do të përballet me thyerjen e masës së sigurisë.

Gjatë operacionit u arrestua edhe kryeplaku i fshatit Tomin, shtetasi me iniciale F. K., 52 vjeç,  pasi nuk ka informuar në polici në lidhje me kultivimin e lëndëve narkotike në zonat pyjore për territorin që mbulonte.

Në pranga përfundoi edhe një 34-vjeçar me iniciale G.H., i cili akuzohet për posedim të armëve pa leje. Gjatë kontrollit në ambientet në administrim të 34-vjeçarit, u gjetën një armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu çifte dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i posedonte pa leje, të cilat u sekuestruan nga policia.

1590562989_armediber2.jpg

Armë zjarri kallashnikov dhe një armë gjahu të sekuestruara

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • aqif: 05/06/2020 12:41

    situata e kerkon domosdoshmerisht, rikthimin e denimit me vdekje, pasi vetem keshtu do te parandoloheshin vrasjet ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?