Komisariati Kurbin, foto ilustruese

Kronikë

Lëndë plasëse në ambientet e jashtme të një lokali në Kurbin, çaktivizohet nga ekspertët xhenierë

25 Prill, 13:18| Përditesimi: 25 Prill, 14:05

  • Share

Një sasi lëndë plasëse është konstatuar në ambientet e jashtme të një lokali në pronësi të 52-vjeçarit Ilir Ndoci në Kurbin. Ekspertët xhenierë janë njoftuar menjëherë, dhe kryen çaktivizimin e saj. Ndërkohë, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. 

“Rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit I. N., 52 vjeç, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar djegëse dhe një kallëp i dyshuar me lëndë plasëse.  

Menjëherë janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për çaktivizimin e saj. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit/ve.”, njofton policia. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?