Lënë mësimin, studentët e Shkencave Sociale dalin në protestë: 'Pakti për Universitetin' nuk u realizua! Edhe te 'Shkencat e Natyrës' pati bojkotim të leksioneve

15 Mars 2022, 15:55| Përditesimi: 15 Mars 2022, 22:27

  • Share

Studentët në Tiranë pretendojnë të rikthejnë sërish protestën e vitit 2018 pasi sipas tyre “Pakti për Universitetin” nuk është zbatuar. Shkencat Sociale bojkotuan mësimin të martën dhe njoftuan se do t’i bashkohen protestës kundër rritjes së çmimeve.

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, duam të ikim nga Venezuala e Ballkanit!”

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale bojkotuan mësimin këtë të martë. Ata duan të bëhen pjesë e protestave të nisura gjashtë ditë më parë, me kërkesat e tyre, të mbetura pezull prej vitit 2018.

 “Është bojkotuar mësimi në disa klasa, në disa fakultete, por jo në mënyrë masive të organizuar. Protestës masive sot t’i shtohet masa studentore si subjekt shumë i rëndësishëm që do t’i jap frymë”, thonë studentët.

Katër vjet më pas ata janë të pakënaqur me Paktin për Universitetit i prezantuar pas protestave në 2018-ën.

 “Nga gjithë ato kërkesa në kemi akoma probleme dhe asnjë nga ato nuk është plotësuar mirëfilli. Mendojmë që ky është momenti shumë i mirë për t’u ngritur prapë dhe bashkë me qytetarët e tjerë të bëjmë atë që lamë përgjysmë në 2018”, deklarojnë studentët.

Një tjetër student thotë se pasi mbaroi “bachelor”-in me rezultate maksimale, nuk u punësua siç iu premtua përmes “paktit për universitetin”.

 “Pakti për Universitetin” kishte disa probleme thelbësore, pandemia i rëndoi këto probleme në zbatim. Premtimi i bërë që ekselentët do të punësohen, unë jam një nga ato ekselent që kam mbaruar dhe nuk jam punësuar.

Karta e studentit praktikisht nuk shërben asnjë gjë. Po ta shohësh në listën online ka dhjetëra qindra biznese, por që janë servise makinash, dyqane të njerëzve të famshëm ose bizhuterie. Ndërkohë, dyqanet ushqimore, konviktet, mensat nuk kanë asnjë lloj lehtësimi”,përfundojnë studentët.

Bojkotim të mësimit pati edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Me shumë gjasa studentët do të organizohen çdo pasdite për t’iu bashkuar protestës së qytetarëve përpara godinës së kryeministrisë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?