Unë nuk e di nëse ai është i fajshëm ose i pafajshëm, unë di se jam kundër, absolutisht kundër, të gjitha politikave urbane që ndiqen në këto dekada. Por gjithsesi, është paradoks logjik, juridik, nonsens, as i drejtë as i gabuar, por alogjizëm, t'i thuash tjetrit: Të futa në burg atëhere sepse nuk je sjell mirë tani që je në burg!
Prisja një arsyetim më të mirë! Mund t'i japësh një dënim të dytë, por jo të justifikosh një masë penale të parë që u mor kur veprimet nga burgu nuk kishin ndodhur akoma!
Kjo do të ishte antiligjore! Mund t'i thuash gjëra të tjera logjike, por jo këtë!
Pak logjikë se na u morr fryma o shokë kolegë
Komente

Z. Fuga, lodra me fjalet mund te bejme sa te duam, por kjo nuk e ndryshon llogjiken e arrestimit, pavaresisht cfare emri mund ti vini ju! Prokuroria dhe gjykata ishin shume te qarte ne argumentim: - Nuk po te fusim ne burg per breket apo fustanet qe te ka veshur gruaja. - Por... sepse nuk te eshte dridhur dora te kercenosh hetues dhe prokurore me mesazhe direkte ne celular, nderkohe cfare mund te besh kur te marresh vesh se kush jane deshmitare????? Prandaj me mire rri brenda - Dhe sikur te mos mjaftonte kjo, por edhe brenda ne biruce ti vazhdon me presionet ndaj prokuroreve dhe gjykatesve. Prandaj jo vetem duhet te rrish brenda, por edhe aty duhet te ta shtojme ca sigurine dhe vezhgimin se cfare ben!!
PërgjigjuAkoma nuk po e kuptoj se për çfarë është arrestuar E.V por besoj fort që lakejt e pordhaleve dhe ata gazetar special duan gjak poooor kam frik se dhe vet KM po gajaset. Ky është një turp për gjoja drejtësinë e re me rrënjët e largqoftit që të pushkatonin në mes të Tiranës dhe turmat ulëritëse thonin dhe thonë mir ja bënë...
Përgjigju