Messi, Laporta

Leo Messi nuk u kthye në Barcelonë edhe pse kishte mundësinë, Laporta zbulon ‘fajtorin’

20 Dhjetor 2023, 13:24| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 13:31

  • Share

Lionel Messi këmbëngul se bëri çmos për t’u rikthyer në Barcelonë verën e kaluar. Ndërsa presidenti Joan Laporta pretendon se argjentinasi thjesht preferoi një mundësi tjetër për të shmangur presionin që kishte mbi të pas ndeshjeve me PSG-në.

Marrëdhëniet e Messit me Laportën kanë qenë vërtet të tensionuara që kur Leo u detyrua të largohej nga klubi në vitin 2021. Duket se tensionet mes tyre ende nuk janë ulur.

Megjithatë, dyshja kanë pasur bisedime në verën e fundit për një rikthim të yllit argjentinas në Camp Nou, rikthim i cili sipas Laportas nuk erdhi për shkak të vendimit të Messit.

“Kthimi i Messit në Barçë mbeti pak në harresë”, ka thënë fillimisht Joan Laporta për EFE, nëpërmjet gazetës Marca.

“Në fund nuk ndodhi, sepse ajo që ai na tha ishte plotësisht logjike. Për shkak të presionit që kishte në Paris, ai preferoi të shkonte në Inter Miami, sepse kjo do t’i jepte njëfarë stabiliteti”.

“Ishte një vendim që e respektuam”, përfundoi presidenti i Barcelonës.

Ndryshe, argjentinasi pritet të kthehet në Barcelonë për një ndeshje lamtumirëse diku mes viteve 2024 dhe 2026. Ka shumë pak gjasa që ai të ribashkohet me klubin si lojtar aktiv.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?