Agim Ademi dhe Leon Avdullahu

Sport

Leon Avdullahu refuzon Zvicrën, zgjedh përfaqësuesen e Kosovës në futboll

26 Gusht, 10:11| Përditesimi: 26 Gusht, 10:13

  • Share

Leon Avdullahu ka marrë një vendim të madh për të ardhmen e tij ndërkombëtare. Mesfushori 21-vjeçar i Hoffenheim ka zgjedhur të luajë për përfaqësuesen e Kosovës, duke refuzuar përfundimisht Zvicrën, ekip ku ka luajtur deri te moshat U-21.

Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili u shpreh me entuziazëm përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Pritjes i erdhi fundi, Leoni është i Kosovës. Ndjej kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Leon Avdullahu, i udhëhequr nga zemra e tij, ka vendosur që të luajë për Kombëtaren e Kosovës. Leoni me këtë vendim dëshmoi fuqishëm që Kosova mbetet zgjedhje zemre dhe se identiteti e prejardhja nuk mohohen. Mirë se vjen, Leon!”, shkruan ai.

Avdullahu, i rritur në akademinë e Baselit, ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Zvicrës, por këtë verë bëri hapin e madh drejt Bundesligës, duke u transferuar te Hoffenheim për 8 milionë euro. Në ndeshjen e tij debutuese ndaj Bayer Leverkusen, ai dhuroi një paraqitje mbresëlënëse, ndërsa vlera e tij në 'Transfermarkt' është rritur tashmë në 10 milionë euro.

Me këtë vendim, Kosova përfiton një element me potencial të madh në repartin e mesfushës, duke forcuar edhe më tej një ekip tashmë të pasur me cilësi në sulm, ku spikasin emra si Edon Zhegrova, Fisnik Asllan dhe Albion Rrahmani, i cili po shkëlqen në fillimin e sezonit me Sparta Pragën.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Asllani: 26/08/2025 10:34

    Per fat Shqipëria te mbaj Asllanin pse jo edhe Edison Ndreca mesfushori legjendar I Egnatja meriton te thirret tek Republika Shqipërise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?