Gazetari Leonard Olli i ftuar në “Frontline” në Report TV me Marsela Karapançon deklaroi se në këto 30 vite politika shqiptare ka dështuar të ndërtojë shtetin e së drejtës.
“Unë besoj që jemi vërtitur në të njëjtin vend. Ashtu si zbatuam komunizmin në format tona individuale e rëndësishme është që u shmangëm nga zbatimi i praktikave më të mira. Nëse ka dështuar në këto 30 vite Shqipëria klasa politike, ajo që është kryesorja ajo që nuk mundëm në këto 30 vite, ishte të realizonim dhe të ndërtonim shtetin e së drejtës. Që te problematikat me pronat, me meritokracinë etj, këto janë problematika që nuk na lanë të hyjmë në aks. Shqipëria nuk po hyn dot në aks. Se edhe pak të ecësh je në aks dhe ecën përpara. Çështja është që nuk jemi në aks dhe për këtë ka përgjegjësi e gjithë klasa politike. Në PD ka pasur zëra që gjërat nuk po shkojnë mirë. Në PS ka rënë fare koncepti i demokracisë së brendshme”, tha Olli në Report Tv.
Lajmi kryesor:
8 dhjetori, Gonxhe: Sot jemi shumë më lart se çfarë imagjinonim! Dash Sula: Politika ka ardhur drejt degradimit! Burimi: Liria e fjalës, fitorja më e madhe e vendit
B.K//ReportTv.al