Leonard Qylafi 'Përtej rrethit të konfuzionit'! Xoxa: Puna kërkimore në veprat e tij sjell frymë të re! Romano: Udhëtim në tri seri, nga propaganda te interneti

25 Janar, 15:41| Përditesimi: 25 Janar, 18:00

  • Share

Në galerinë “NAAN” këtë fillim javë është artisti bashkëkohor Leonard Qylafi, që ekspozon punimet e tij në pikturë të dekadës së fundit. “Përtej rrethit të konfuzionit” është ngjarja e parë e artit pamor që njofton qendra e artit bashkëkohor “Harabel”.

“Leonardi është një artist që ka bërë shumë për pikturën shqiptare. Na ka përfaqësuar në Bienalen e Venecias (2017) , ka marrë pjesë në ekspozita të shumta dhe që ka aftësinë që brenda punës së tij kërkimore të sjellë diçka të re”, thotë Ajola Xoxa, drejtore e “Harabel”.

Imazhe të mjegullta, figura edhe të propagandës komuniste që propozohen... Sugjerohet perceptimi i një vepre në periudha dhe kontekste të ndryshme. Subjekti ka nevojën për sfondin kohor, për hulumtim të thellë të elementëve të dukshëm dhe të asaj që qëndron përtej saj.

“Është një udhëtim në një dekadë pune, të ndarë në tre seri. Bëhet fjalë për investigimin e imazhit dhe me mjetet me të cilat ne shohim këto imazhe. Nga propaganda deri tek propaganda e re, që mund të themi se është interneti”, shprehet artisti dhe kuratori Stefano Romano.

Përdorimi i imazhit, si fasadë për të mbuluar një realitet, dekor, apo edhe  imazhe të keqkuptuara, Qylafi fton vizitorët të reflektojnë përballë punëve të tij: Çfarë fshehin format, ngjyrat ‘e ngrira’ në kohë, që vijnë gati si sekuenca filmike?

Punët e Qylafit, sjellin jo vetëm imazhe estetikisht të kuruara, por edhe hulumtime në të shkuarën, duke e parë me një këndvështrim bashkëkohor, dhe në përballjen me të tashmen, pjesë e së cilës vijojnë të jenë edhe imazhet propagandistike.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?