Janё me njё mbiemёr 2 inxhinierë, ati Gjovalin me pseudonimin G.Maranaj dhe i biri Egon. Ky i fundit një ndër specialistët më të zotë të inxhinierisë shqiptare. Ndërsa Ervini, i biri i Egonit dhe nipi i Gjovalinit është sot trashëgimtari i denjë i kësaj pasurie inxhinierike dhe njerëzore që ka botuar një sërë librash në lidhje babain dhe gjyshin e tij; puna e të cilit është tepër e lavdërueshme.
Me Gjovalin Gjadrin, kam pёrjetuar emocionet e para, kur vite tё shkuara, kam ndigjuar njё emision nё Radio Shkodra, nga njё gazetar, kur lexonte fragmente nga libri “ Letra grues seme tё vdekun”, libri nuk kishte dal ende, por gazetarit i kishin rá nё dorё, copёza faqesh nga libri. I prekur nga leximi radiofonik, kur e takova gazetarin nё Piacё, ja kёrkova se ku mund ta gjej librin, por as ai nuk e kishte. Vitet kaluan, dhe nё Panairi e Librit “Tiranё 2017”, me 15 nёntor, e bleva te stenda “Onufri”.
Ja ҫfarё kam shёnuar nё fletёn e parё:
“Njё libёr qё e kam kёrku tash mbi 10 vjet, ku nuk kam pyet, ku nuk kam gёrmu, edhe nё “Libraritё e trotuarit”, e gjeta krejt pa pritё, nё dritё, rastёsisht mё diftoj, ai qё mё informoi nё nisje, shkrimtari Xh.Bushati, nё Radio Shkodra.
…..dhe kur e mbarova sё lexuari, pёrsёri nё faqen e fundit, shёnova: Pёr pak orё, e premte deri tё shtunden. Leximi me kokёn pas e mendjen pёrpara. 17-18 nёntor 2017.”
Libri i Gjovalinit pёr gruen e tij ”tё vdekun”, mё ka prekur aq shumё, sa , e kam pёrjetuar plot dhimbje, dashunia e tyre, e njё djali shkodran, lindur te Arra e Madhe, jo i pasun, dhe njё vajze toptanase, e bukur si vetёm ajo, nji djalё katolik dhe nji vajze muslimane, asokohe, ishte e rrallё, por ato mposhtёn ҫdo gjё, ҫdo paragjykim, ҫdo intrigё.
Jeta e tyre bashkёshortore qe e shkurtё, por pasuria e tyre qё trashёguan, ishte fati i tyre, ishte biri i tyre, Egoni.
Simbolika “Atё e Bir”, te Gjovalini dhe te Egoni, pёrthehet nё rrafshi kombёtar, Shqipёria jonё, pat birё tё saj, dy nga inxhinierёt mё tё talentuar nё fushën e ndërtimit, dy nga kokat inxhinierike, qё ndoshta, binomi i tyre, nuk do tё “sillet” kёsaj toke, jo kurrё!.
Tash, tё ndalem te libri “B2” – Dramё nё pesё akte. E lexova pa ndёrprerje, me nёnvizime me laps, qё nga parathanjё dhe pjesa e dramёs, fillim e fund.
Dy librat, kanё tё njёjtin autor qё i ka pёrkthyer nga gjermanishtja, - Ardian Ndreca, njёri nga njerzit mё erudit, dhe prezent qё kemi sot, jo vetёm si shkrimtar, filozof dhe estet, profesor filozofie, aktivist mediatik e shumёҫka tjetёr. Ndreca, nё jetёn e tij, ka njё veҫori si pakkush tjetёr, shkruan e flet nё gegёnisht, njёsoi, nuk e ndan shkrimin nga e folura e pёrditёshme, por, shkrimi i tij ёshtё sa nё standart sa nё gegёnishtёn, me fjalё e frazeologji si “ qёmoti”, por korrekt gjuhёsisht. Tё dy librat nё fjalё, kanё tё njёjtёn “teknologji”.
Romani, e pranon kёtё qasje, se ёshtё shkrim i gjatё, me fjali dhe pёrshkrime qё mund ti ”zbukurosh” si tё duash, edhe nga pёrkthimet, poaq, edhe letёrsi shqipe, por mendoj se nё rastin e dramёs, ku teksti ёshtё i ngushtё, lakonik, dhe me dialogje, tё shkruash shqip nga pёrkthimi, me fjalё a shprehje frazeologjike, nё kushtet kur, nё rastin e dramёs qё vihet nё skenё, spektatori e ka tё vёshtirё ta pёrtyp njё fjalё, qё nuk e ndigjon nё tё pёrditёshmen e tij.
Bie fjala:
Fjalё dhe shprehje tё "vjetra":
• baft e n’taft = ku rafsha, mos u vrafsha, ose, ҫa tё jetё shkrue
• s’ka prâ = s’ka pushue
• sa e skofiare = sa e mirёsjellshme
• nadje marshallah, mbramje jarebi = nadje ҫa ka fal zoti, mbramje o zot, njatё!
• Nuk po m’a ka andja = nuk po mё pelqen
• i shkapёrndamё = i shpёrqendruar
• ju jeni nji micё = ju jeni njё mace
• ngihet = ngopet
• mos bani poterё = mos bani zhurmё
• a s’prân kurrё kjo erё? = a nuk ndalet kurrё kjo erё?
• gjerbё = njё gёllёnkё uji, njё pikё uji qё merr njeriu nё gojё.
Nё kushtet kur drama, mund tё vihet ne skenё, dhe sot, nё mungesёn e buxheteve, skenografitё janё shumё tё ”thata” dhe gjatё lojes nё skenё, aktorёt nuk janё gjithёmonё me fytyrё nga spektatori, fjala dhe batuta, humbet nё ajrin e njё skene tё thatё, dhe ajo nuk shkon tё pёrtypja nё veshin e spektatorit, ndoshta as te platea, jo mё nё amfiteatёr apo lart, nё galeri.
Nё Shkodёr, nё Teatrin “Migjeni”, edhe mund tё mos jetё edhe aq, njё problem, por nё Teatrot e tjerё, me spektator jo shkodran, kёtё tekst, zorё e kuptojnё.
Sidoqoftё, nё lojё mund tё hyjё edhe regjisori, dhe tekstin mund ta pёrshtas, asht e drejtё e tij, pa prekё brendinё dhe kuptimin e fjalёs apo fjalisё, mund qё situatat tё kapёrcehen.
Kjo dramё filozofiko-shoqёrore, ndonse e shkruar nё vitet ’30 tё shekullit tё kaluar, dhe pёr njё shoqёri qё kulturёn e artit, tё letёrsisё dhe tё arteve tё bukura, e kishte ndoshta ndёr mё tё mirat nё Europё dhe Amerikё, ёshtё disi e vёshtirё pёr ta thithur gjithёkush, don nji elitё e jo vulg, qё sot ёshtё i pranishёm jo pak nё Theatrot tona.
Modestisht, kёshtu mendoj unё.
Tash fjalёt e fundit.
Ati e Biri, jo sot, por qyshkur, e kanё fituar pёrjetёsitё nё vendin tonё, por edhe jashtё trojeve tona, i kane veprat e tyre, qoftё librat e botuar, qoftё veprat e shumёta inxhinierike tё niveleve shumё tё larta, dhe ato, pavarёsisht peripecive tё jetёs sё tyre, kanё zёnё vendin e merituar nё Panteonin Inxhinierik tё vendit tonё, nёse njё ditё, shteti shqiptar, do ta ngrijё njё ditё.
Por, Trinia nuk ёshtё e plotё pa Shpirtin Shejtё. Nё kёtё kuptim, jo fetar, por personal familjar, ju takon ju, birit tё Egon Gjadrit, tё bёheni njёsh me Atin dhe Birin. Ndoshta jetojmё njё kohё disi tё “ҫ’thurur”, me shanse disi tё pakta, por sidoqoftё, Trinia duhet tё plotёsohet, duhet tё jetёsohet.
Unё, jua dёshiroj!.
Po e mbyllё me disa pёrdorime tё mia, tё parathёnja qё kam shkruar te libri i ri i Ing. Frederik Mustafaraj, pёr Atin dhe Birin, qё po i shkruaj edhe kёtu.
Epilog:
Nё ʺ ushtrinё ʺ e madhe tё pjesmarrёsve nё projektimin, ndërtimin dhe vёnjen nё punё tё kёtyre veprave, qё shkëlqyen kudo, ato, pёrbejnё ʺ Konstelacionin e Yjeveʺ nё hapsirat e kohёs qё kaloj dhe dekadave qё do vinё.
Ato, nuk i shpalli njeri, por puna dhe vepra e tyre.
* Petrit Radovicka
* Farudin Hoxha
* Emin Musliu
* Egon Gjadri
* Ismail Ahmeti
Fjalёt lapidare, thёnё nga njё emёr i madh nё fushën e ndërtimeve tё kahershme nё vendit tonё, Prof. Gjovalin Gjadri, janё si Epitaf nё Pllaken e Artё tё jetёs sё tyre :
ʺ ...... tё vdekurit kanё nji ndikim tё madh tek ne. E gjithё kultura e ka zanafillёn tek ata. Toka asht djepi i tё vdekunve...Tё vdekunit jetojnё nёpёrmjet mbasardhёsve dhe veprave qё kanё lanё, ne s’mund tё mos e pёrfillim egzistencёn e tyne e duhet t’u ngrehim pёrmendore ʺ.
Shёnim:
Fjalёt e Gjadrit, janё nxjerrё nga libri i tij, unё ato i kam pёrdorё shpesh, nё shkrime tё mia, ku ato zёnё vend bukur dhe shprehin njё mesazh hyjnor.
Kaq di, kaq shkruajta.
Uroj, qё drama tё pritet mirё!
Komente
