Leonardo di Caprio: Qeveria shqiptare është një hap pranë shpalljes së ‘Vjosës’ Park Kombëtar, lumi i fundit i egër në Europë (VIDEO)

8 Korrik 2022, 11:38| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 11:42

  • Share

Aktori i njohur Leonardo di Caprio, aktivist për çështjet e mjedisit, ka reaguar sërish sa i përket ‘Lumit Vjosa’. Një zë kritik, i cili ka kërkuar prej kohësh shpalljen e saj në Park Kombëtar, ka përshëndetur memorandumin e nënshkruar nga qeveria shqiptare me organizatën amerikane “Patagonia” për të arritur qëllimin e shkallës më të lartë të mbrojtjes, atë të parkut Kombëtar.

Di Capiro shkruan se qeveria shqiptare është një hap më pranë shpalljes së Vjosës Parkut Kombëtar, lumi i fundit i egër në Europë.

“Qeveria e Shqipërisë është një hap më pranë shpalljes së Parkut të parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë, pas partneritetit me Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa, një përpjekje që përfshin fushatën Save the Blue Heart of Europe. Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin të pazbutur nga burimi në det, duke krijuar një ekosistem biodiversiteti që mbulon mbi 300 km. Ajo është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore”, shkruan Di Caprio.

Memorandumi mes Ministrisë së Turizmit dhe organizatës amerikane “Patagonia” u nënshkrua më 13 qershor. Në janar, Vjosa mori statusin “Park Natyror” duke u bërë për herë të parë pjesë e zonave të mbrojtura, ndërsa tanimë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Patagonia do të punojnë së bashku me qëllim arritjen e shkallës më të lartë të mbrojtjes. Ky konsiderohet një hap i madh i shumëdëshiruar nga aktivistët në gjithë botën, për krijimin e Parkut të parë Kombëtar për një lumë të egër në Europë.

Brenda 45 ditësh nga nënshkrimi i këtij memorandumi, do të ngrihet grupi i punës, nën udhëheqjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë. Detyra e këtij grupi pune është të hartojë një propozim të plotë dhe profesional për statusin e Parkut Kombëtar, përmes zonimit dhe përcaktimit të kufijve të Parkut Kombëtar, konsultimin me palët e interesit dhe shqyrtimin e mundësive të zhvillimit të eko-turizmit.

E themeluar në vitin 1973, Patagonia është një organizatë me qendër në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E njohur ndërkombëtarisht për angazhimet e saj në fushën e mjedisit, ka marrë pjesë aktive në shumë kauza mjedisore.

Vjosa konsiderohet si lumi i fundit i egër në Europë, me një gjatësi 272 kilometra që shërben si habitat i mbi 1,100 specieve, ndër të cilat 13 janë gjallesa në rrezik zhdukje në rang global. Këto vlera ekologjike dhe kulturore ofrojnë mundësi të mëdha për eko-turizëm dhe përfitime të tjera ekonomike për njerëzit që jetojnë në rajonin përkatës. Me vendimet e qeverisë shqiptare në muajin janar 2022, sipërfaqja e zonave të mbrojtura u rrit në 21% të territorit të vendit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • serxho: 08/07/2022 13:37

    Keta artiste pasi i kane shkateruar te gjith lumejte ne vendet e tyre sigurisht per hidrocentrale tani na japin mend..... Ok por qe te kthehet ne park kombetar duhen investime, cpronesime e plot te tjera.... Me qe po ju vjen kaq keq beni fushate dhe mblidhni ca fonde se jemi vendi me i varfer ne Evrope...

    Përgjigju
  • Sifi: 08/07/2022 12:17

    Natdi ke te drejte qe kerkon te ruajne te eger lumin Vjose ,por ata fahatar qe u merr uji perpara kur ka permbytje kush i paguan ?Shoqsta juaj apo shteti shqiptar.Nga Kalivaci deri ne derdhje nuk ka problem dhe ngritja e hidrocentralit do ishte e nevojshme si per te firuar energji ashtu dhe per te prere vrulln lumit

    Përgjigju
  • AltinTop: 08/07/2022 11:55

    O Nardo, po per popullin shqiptar qe eshte ne shpopullim e siper a ka noj haber nga qeveria shqiptare?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?