Një nga meshkujt më të lakmuar të Hollywood duket se po shkon drejt altarit. Bëhet fjalë për Leonardo DiCaprio. Ai dhe modelja 22 vjeçare Camila Morrone janë në një lidhje dashurie prej disa vitesh dhe romanca e tyre po shkon gjithmonë e më shumë drejt zyrtarizimit.
Sipas ‘E!News’ modelja njihet si e dashura e tij dhe madje është prezantuar dhe me të afërmit e DiCaprios.
Sipas një burimi për ‘E!News’, Camila dhe Leo janë të dashuruar dhe të çmendur pas njëri-tjetrit. Pavarësisht se janë seriozë për njëri-tjetrin, duket se martesa ende nuk është në plan, por kjo gjë mund të ndryshojë shumë shpejt.
Komento
Komente
