Leonardo DiCapro dhe Lumi Vjosë

Leonardo DiCaprio jehonë qëndrimit të Qeverisë shqiptare për mbrojtjen e lumit Vjosë: Mund të bëhet model për strategjinë e biodiversitetit

18 Nëntor 2020, 10:44| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 11:46

  • Share

Aktori i Hollywood-it Leonardo DiCaprio vijon të ngrejë zërin për mbrojtjen e natyrës, sidomos në mbrojtjen e lumenjve nga ndërtimi i HEC-eve.

Ashtu siç ka bërë edhe më parë, ai vazhdon sërish të jetë pjesë e fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Përmes një postimi në faqen e tij në Instagram, DiCaprion ka publikuar një foto nga lumi i Vjosës për të cilën shkruan se ka lajme pozitive dhe shpresëdhënëse për shpëtimin e saj.

Ai ka sjellë në vëmendje deklaratën e kryeministrit Edi Rama më 25 shtator ku refuzoi zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme.

Aktori thotë se kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Europës dhe parku mund të bëhet një model për strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër.

Postimi në Instagram:

"Ndërsa ne presim që Kryeministri Federal dhe qeveria e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë të ndërmarrin hapa ligjore për të mbrojtur lumenjtë e vendit pjesë e ‘Zemrës Blu’ të nga shkatërrimi i mëtejshëm nga hidrocentralet e vogla, ka lajme shumë të mira që vijnë nga Shqipëria. Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve.

Në 25 Shtator, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar. Parku Kombëtar i lumit të Vjosa do të bëhej vendi më i madh i Evropës për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie, si ngjala e Evropës në rrezik global dhe flutura e Vjosës e zbuluar së fundmi.

Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër. Në pritje të më shumë lajmeve të mira në lidhje me veprimet konkrete për mbrojtjen e përhershme dhe të plotë të lumenjve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit që përbëjnë ‘Zemrën Blu’”, shkruan Di Caprio në mesazhin e tij.

Kujtojmë që rreth para një viti Leonardo Di Caprio iu bashkua nismës për mbrojtjen e lumit Vjosa kundër ndërtimit të hidrocentraleve.

Vetëm disa muaj më parë, Lumi Vjosa ka përplasur sërish politikisht kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin ilir Meta. Pasi ky i fundit kërkoi që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar dhe ngriti shqetësimin se po ndërtohen shumë HEC-se, e menjëhershme ka qenë reagimi i shefit të qeverisë.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ppsh: 18/11/2020 12:15

    Hahaaaa po per vjosen ne pjesen greke foli? Askush nuk te do te pamvarur nga energjia bosnja,shqiperia nuk duhet te zhvillohen sepse eshte dicaprio kunder ah budallejt e shkrete ndersa vendi i dicaprio-s shba doli nga marrveshja per klimen keta tanet qe kane zero industri pra zero ndotje (mos ngaterroni ndotjet urbane me ato industriale) bejne bejne te kunderten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?