Të gjithë e dinë ndjeshmërinë e aktorit të njohur, Leonardo DiCaprio, për planetin dhe kafshët.
I ftohti dhe temperaturat e ulëta nuk ishin një pengesë për aktorin që të hidhej në ujërat e ngrira të një liqeni për të shpëtuar 2 qentë e tij huski gjatë xhirimeve të filmit të tij më të ri “Don’t look up”.
Ky detaj interesant u zbulua gjatë emisionit "Around the Table" në Entertainment Weekly, ku ishin të pranishëm të gjitha aktorët e filmit më të ri.
“Hynë të dy në ujë, njëri prej tyre ra padashje, ndërsa tjetri e ndoqi. Unë nuk e dija si të reagoja, nuk më kishte ndodhur kështu që vendosa të hidhem dhe unë. Duke qenë se jetoj në Kaliforni nuk e kisha idenë se çfarë do të thoshte një liqen i ngrirë”, tha ai duke tregua incidentin.
Kjo nuk është hera e parë që ylli i Hollwood-ut shpëton dike nga ujë, pasi në vitin 2019 është hedhur për të kapur një burrë.