Foto nga televizori

‘Lëpini ekranin për të ndjerë shijen’, shkencëtari japonez zbulon një tjetër anë të televizorit, ju plotëson çdo dëshirë ‘të çuditshme’

24 Dhjetor 2021, 08:55| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 08:58

  • Share

JAPONI- Televizori është “kutia” ku mund të gjejmë gjithçka, por a keni menduar të provoni gjithçka që shihni përmes ekranit?! E çuditshme por e vërtet! Një profesor japonez ka zhvilluar prototipin e ekranit të televizorit që mund ta lëpini dhe të ndjeni shijen e ushqimeve, gjë që është një hap drejt realizimit të sensorëve shumë-funksional për të shijuar në një mënyrë kret ndryshe.

Pajisja e quajtur “Taste the TV” ose “Shijo televizorin”  (TTTV) përdor një karusel me 10 kuti shijesh që spërkaten në kombinim për të krijuar shijen e një ushqimi të caktuar. Mostra e shijes më pas rrotullohet në një film higjenik mbi një ekran të sheshtë TV që shikuesi ta provojë.

Sipas profesorit të Universitetit Meiji, Homei Miyashita, në epokën e COVID-19, kjo lloj teknologjie mund të përmirësojë mënyrën se si njerëzit lidhen dhe ndërveprojnë me botën e jashtme.

"Qëllimi është që të mundësohet që njerëzit të ndjejnë sikur janë në një restorant edhe pse po qëndrojnë në shtëpi”, tha ai.

Miyashita punon me një ekip prej rreth 30 studentësh që ka prodhuar një sërë pajisjesh të lidhura me shijen, duke përfshirë një pirun që e bën ushqimin më të pasur në vlera. Ai tha se e ndërtoi vetë prototipin TTTV gjatë vitit të kaluar dhe se një version komercial do të kushtonte rreth 100,000 jen (875 dollarë).

Ai gjithashtu shpreson të krijojë një platformë ku shijet nga e gjithë bota mund të shkarkohen dhe shijohen nga përdoruesit, njësoj si muzika tani.

Teksa një studente e Meiji demonstroi TTTV për gazetarët, duke i thënë ekranit se donte të shijonte çokollatën e ëmbël, një zë i automatizuar përsëriti porosinë dhe mekanizmat e shijes spërkatën një mostër në një fletë plastike.

“Është disi si çokollata me qumësht, është ëmblës si një salcë çokollatë”, tha studentja.

Po ju, a do të donit të provonit këtë eksperiencë?

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?