Prej disa ditësh tashmë, zona e Lëpushës është pa drita dhe e izoluar. Banorët e kësaj zone kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë dhe të Bashkisë së Malësisë së Madhe për zgjidhjen e kësaj çështje.
Ata thonë se faturat e energjisë elektrike janë të detyruar t'i paguajnë teksa rrjeti i energjisë është i vjetëruar.
Në pjesën më të madhe të stinës së vjeshtës dhe dimrit kalojnë në errësirë.
Sikur të mos mjaftonte energjia elektrike, prej disa ditësh fshati është i izoluar për shkak të dëborës.
Komento