Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje mbresëlënëse nga Lëpusha në Malësinë e Madhe, një atraksion turistik gjithnjë e më i preferuar për vendasit dhe të huajt.
“Mirëmëngjes dhe nga Lëpusha e Kelmendit në Malësi të Madhe, një mrekulli e Alpeve tona, e një destinacion që s’duhet të mungojë në udhëtimet e të pasionuarve pas turizmit natyror këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
E vendosur në zemër të Kelmendit të Malësisë së Madhe, vitet e fundit Lëpusha është kthyer në një prej vendeve më të preferuara për turistët.
Komento
Komente
