Receta

Leqenik i Tropojës në furrë nga zonja Albana

10 Tetor, 11:38| Përditesimi: 10 Tetor, 11:40

  • Share

Leqenik i Tropojës në furrë

Përbërësit:

  • 3 gota miell misri të imët
  • 1 gotë kos ose hirrë
  • 1 gotë qumësht
  • 1 gotë ujë të vakët
  • 3 vezë
  • 100 gr gjalpë (ose vaj ulliri + gjalpë)
  • 200 gr djathë i bardhë i thërrmuar
  • Një majë luge sodë buke
  • Pak kripë

Përgatitja:

Në një tas të madh, përziejmë miellin e misrit me kripën dhe sodën. Shtojmë vezët, kosin, qumështin dhe ujin e vakët. I përziejmë mirë derisa të bëhet një masë si brumë i hollë, më e trashë se për petulla, por më e hollë se për bukë. Vendosim  gjalpin në tavë dhe tavën e vendosim në furrë për pak minuta që të shkrijë gjalpi dhe tava të nxehet mirë. Më pas hedhim brumin direkt mbi gjalpë dhe shtojmë sipër djathin e thërrmuar. E vendosim në furrë në 200°C për rreth 30–35 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të krijojë kore krokante.

Këshilla nga Albana: Disa gra të vjetra i shtojnë edhe pak trahana të thatë për aromë. Mund ta hash me kos të ftohtë ose me tamël (qumësht të zier) sipër, siç e hanin barinjtë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?