Vijojnë debatet tek Komisioni Hetimor për Sterilizimin teksa për momentin është një pushim i shkurtër. Ende nuk ka filluar dëshmia e Ilir Beqaj sepse ka ngecur diskutimi nëse duhet të përdori në deklaratën e tij poëer point si ndihmës me foto dhe video, gjë e refuzuar nga Albana Vokshi dhe opozita.
Kryetarja Vokshi pati dhe një debat me nënkryetarin socialist Plarent Ndreca, me këtë të fundit që e quajti Vokshin si bolshevike. Ndërsa kjo e fundit tha ta lëmë atë të shkretin (Beqajn) të flasë.
Ndreca: Gjykata Kushtetuese thotë, e drejta e pamohueshme, Kuvendi në ligj duhet të përcaktojë rastet specifike kur përjashtohen provat me vendim po ashtu. Vendimi i ndërmjetëm.
Vokshi: Siç ke lexuar ligjet kur ke qenë sekretar i përgjithshëm, ashtu bën edhe tani.
Ndreca: Ja bolshevikja. Filloi.
Vokshi: Ti vjen nga familje bolshevike.
Ndreca: Unë vij nga Oroshi i Mirditës. Vetëm me komunizmin s’ka të bëjë. Vij nga një zonë ku 80% janë të persekutuar. Mos i futemi kësaj historie. Të përmenda GJK. Tregon pafuqinë tënde argumentuese.
Vokshi: Ju mendoni 2009 jashtë objektit.
Ndreca: Meqë u more me familjen.
Vokshi: Nuk u mora fare.
Ndreca: Tregoja gjyshërve tuaj.
Vokshi: Nuk jemi këtu për të dëgjua familjen tënde.
Ndreca: E përmende. Unë të thashë bolshevike. Meqë përmende familjen time.
Vokshi: Nuk e përmenda fare. Ti e përmende 100 herë dhe nuk e vazhdova.
Ndreca: Familjen ta përdora vetëm 1 sekondë kur të thasë merru me punët e familjes tënde.
Vokshi: Zoti Beqaj do e bëjë atë deklaratë. Edhe po ta bëjë CV nuk e ndihmon. Lëre të shkretin. Jam përgatitur për 1000 pyetje. Këto nuk kanë pyetje. Nuk kanë dashur komision. A mund ti futemi pyetjeve. Më vjen keq për atë të shkretin që e keqpërdorni.
Beqaj: A ka mundësi të mos e përdorësh më atë fjalën i shkreti?
Vokshi: Si të të them më. Të them gjynah.
Beqaj: Asgjë mos thuaj. Nuk ta zgjidh dot hallin unë.
Lajmi kryesor:
'Hetimori i Shëndetësisë'/ Dështon dëshmia e Beqajt, shtyhet për nesër! 9 orë debate mes PD e PS! Ish ministri-Vokshit: Më ke thënë hajdut, s'ta zgjidh dot hallin! Deputetja: Je i shkretë
G.K/ReportTv.al