Presidenti rus Putin

Bota

"Lëreni të marrë pilula", këshilltari i Zelenskyt ironizon propozimin e Putin për një qeveri kalimtare në Kiev

28 Mars, 15:28| Përditesimi: 28 Mars, 15:33

  • Share

Zyrtarët në Kiev kanë refuzuar propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për të krijuar një qeveri të përkohshme në Ukrainë nën monitorimin e Kombeve të Bashkuara. Presidenti rus sugjeroi që një qeveri kalimtare të marrë pushtetin në Ukrainë për të mbajtur zgjedhje si kusht për të nënshkruar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Andriy Kovalenko, kreu i qendrës së qeverisë ukrainase për kundërinformimin, kritikoi planin si pjesë e përpjekjeve të Moskës për të ngrirë negociatat e paqes, duke thënë se nuk ka asnjë qëllim real për t’i dhënë fund përgjithmonë luftës.

"Putini po bën gjithçka që mundet për të vonuar dhe për të prishur çdo përparim drejt paqes, sepse ai nuk është i interesuar për t'i dhënë fund luftës. Kjo është arsyeja pse ai vazhdon të bëjë kërkesa të ashpra”, tha Kovalenko në Telegram.

Nga ana tjetër, Dmytro Litvin, këshilltari për komunikim i Volodymyr Zelensky, u përgjigj ashpër përmes një postimi në platformën X:

"Nëse Putini edhe një herë po përpiqet të kuptojë se me kë duhet të angazhohet për të ecur seriozisht drejt përfundimit të kësaj lufte, ndoshta ai duhet të marrë disa pilula për të nisur aktivitetin e tij të trurit – duke supozuar se pilula të tilla ende kanë ndonjë efekt mbi të.", shkroi ai. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zeleshi: 28/03/2025 16:49

    Ne fakr eshte qeveria e jashteligjeshme e Ukraines qe refuzon cdo negociate per te arritur paqen dhe jo putin por ata e pane mire se cfare i ndodhi ne Amerike zeleshit , Trump ja tha qarte dhe hapur qe Ukraina nuk eshte ne kushte qe te kerkoj shume sepse gjendja ne fushen e betejes nuk e favorizon dhe deri tani ata kane rezistuar fale ndihmes ushtarake miliarda dollare nga gjithe vendet perendimore dhe kjo mbeshtetje nuk mund te vazhdoj pergjithmone duke pare qe ushtria e Ukraines ka pesuar humbje shume te medha si ne njerez dhe ne materialet ushtarake

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?