Horoskopi Ditor 7 mars 2022
Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Mos gërmoni për të shkuarën në historinë tuaj të dashurisë. Jini të durueshëm nëse po përjetoni një romancë me Akrepin dhe Ujorin. Ndërsa në punë, do të merrni lajme të mira, por pasdite mund të përballeni me tensione.
Demi
Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj
Të hënën duhet të lini zemrën tuaj të lirë për të përjetuar disa momente të këndshme. Hëna është në shenjën tuaj. Edhe në punë ka përfunduar faza negative, por duhet të përpiqeni të kapërceni një konflikt të fortë.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor
Disa cështje shqetësuese në dashuri, kalojini me butësi. Ata që janë bashkë prej kohësh, mund të bëjnë plane për të ardhmen. Ndërsa në punë mund të merrni një propozim për ndryshim posti. Nga ana tjetër, bëni kujdes nga shpenzimet në shtëpi.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik
Dita do të jetë mjaft pozitive për ju. Do të keni takime të favorshme dhe ide të mira në punë.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht
Të hënën mund të mërziteni, sidomos nëse po përjetoni një histori dashurie me një person të shenjës së Demit. Në punë duhet të kërkoni zgjidhje, edhe nëse jeni me kohë të pjesshme.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator
Dashuria filloi me diskutime këtë muaj, por këto ditë do të rikuperoheni. Po vjen një moment i rëndësishëm në punë, por pozitiv për ata që duan sfida.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor
Këto ditë do të kapërceni të gjitha problemet në dashuri. Kujdes nga projektet afatgjata në punë.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor
Dy ditët e ardhshme nuk do të përjetoni momentet më të mira në dashuri pasi mund të keni konflikte. Në punë jeni të hutuar ndërsa duket se jeni në pritje të një konfirmimi për një marrëveshje.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor
Kjo është ditë interesante në dashuri. Niseni ditën duke u kujdesur për veten pasi rreth orës 09:00 mund të takoni dikë të vecantë. Në punë problemet mund të kapërcehen, megjithatë dita mund t’ju japë disa avantazhe.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar
Dashuria të hënën është interesante për këdo që është në një lidhje, veçanërisht për ata që kanë qenë në tension dhe kanë përjetuar konflikte së fundmi. Në punë ka pak dyshime, mund t’ju duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt
Në dashuri, këto ditë janë të përshtatshme për të diskutuar tema të rëndësishme. Në punë, shumëkush do të duhet të bëjë një zgjedhje. Përgatituni për një situatë konfuze.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars
Angazhimet e reja mund të kenë të bëjnë me një të ardhme të rëndësishme. Në punë mund të përballeni me diskutime, por ju vërtet dëshironi ta bëni atë.