Dy satelitët e Shqipërisë, ish deputeti i PS: Mund të ngrihet qendër kontrolli në ministri! Kultivuesit e drogës do mendohen mirë para se ta mbjellin

4 Janar 2023, 13:07| Përditesimi: 4 Janar 2023, 13:30

  • Share

Ish deputeti i PS, Arben Çuko ka deklaruar se lëshimi në hapësirë i dy satelitëve ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ është një lajm shumë i mirë për vendin dhe një veprim që duhej të ishte ndërmarrë kohë më parë. Ai theksoi se për monitorimin e tyre, mund të krijohet një qendër kontrolli në ministrinë e Brendshme.

I ftuar në studion e emisionit ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV, Çuko tha se lëshimi i satelitëve do të sillte një progres edhe në identifikimin e territoreve të mbjella me kanabis dhe shtoi se personat që merreshin me këtë veprimtari kriminale do të mendohen mirë për rrezikun që marrin përsipër pasi mund të zbulohen lehtësisht.

“Mendoni harxhimet që bëjnë patrullat kufitare tonat dhe mjetet detare që patrullojnë kufirin apo për kontrollin e ujërave. Është një ndërmarrje që duhet të ishte bërë më përpara. Besoj se do ketë një qendër kontrolli në ministri. Kjo është gjë shumë e mirë sepse ne deri tani nuk kemi kapacitete profesionale për këtë gjë dhe ne do të përgatisim personelin e duhur për këtë gjë.

Pra është një gjë shumë e mirë. Do bëhet i mundur kontrolli i territorit të kontrollit me një kosto-eficencë shumë përfituese.  Nuk mund ta them me siguri të plotë nëse mund të zhduket mbjellja e lëndëve narkotike, por ata që duan ta mbjellin, duhet të mendohen mirë tashmë sepse veprimet e tyre do jenë komplet të pasigurta me këtë ndërmarrje të re”- u shpreh Çuko.

Ish ligjvënësi foli edhe për tre dronët ‘Bajraktar’ që Shqipëria mori nga Turqia, duke thënë se funksioni i tyre nuk dublohej me ngritjen e satelitëve për shkak se dronët luftarakë mund të kryejnë kontrolle për 26 orë ditë rresht ditën dhe natën dhe mund të dërgohen aty ku do jetë e nevojshme me një shpejtësi të madhe.

“Dronët mund të kryejnë kontrolle për 26 orë rresht ditën dhe natën dhe mund të dërgohen aty ku paraqitet nevoja. Autonomia e qëndrimit në ajër është shumë e madhe, 26 orë. Për 26 orë mund të bëjë 4 mijë kilometra lëvizje, prandaj është lajm shumë i mirë për forcat e armatosura.  Këta dronë mund të përdoren edhe kundër një bande të rrezikshme, kur rrezikojnë jetën e policëve ndërkohë që janë nën rrethim”- përfundoi ish deputeti.

Ditën e djeshme ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama, dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 janë lëshuar në orbitë, në fillim të këtij viti. Sipas kryeministrit Edi Rama është lëshuar nga 'Cape Canaveral', Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6, që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë Albania 1 dhe Albania 2. Kreu i qeverisë publikoi edhe pamjet nga nisja e dy satelitëve.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/01/2023 00:44

    O,Cuko,po dhe Zahoja me nje dron nga ato qe shiten ne cdo dyqan mund t'i zbuloje parcelat e kanabisit!Satelitet ishin nje shpenzim i tepert per nje vend te varfer si Shqiperia,por jeni mesuar te beni temena per cdo //mendjendritur// qe na ka rene fati i keq t'a durojme te na sundoje keto 111 vjet ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Baftjar: 04/01/2023 20:02

    Shume mire e ka shoku Cuko! Jo per gje por ka ekspertize ne punet e krimit por me grade me te ulet "arresti" per droge, me mire qendren e kontrollit ta ngrene ke 313 me "shef" Saje Qorrin! Dhe keshtu e kompletoni ciklin per ta monitoruar kanabisin se mos ua "pine" kafshet e pyllit....

    Përgjigju
  • MAFMUT TARASI: 04/01/2023 15:16

    Respekt për kryeministrin më të mir të Shqipris në të gjith historin e Shwipris. Burri gjigand Edi Rama ky njeri i duhet Shqipris dhe 10 vjet. Rroft Shqipria posht qent rugaç që lefin pa pushim ham, ham, ham po një tum të madh do han.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?