Foto ilustruese

EMRAT/ Lëshohen 7 urdhër arreste nga Prokuroria e Elbasanit, disa të arrestuar në Tiranë! Grupi nën akuzë për fshehje të ardhurash e skemë mashtrimi me TVSH

1 Nëntor 2023, 21:56| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 23:00

  • Share

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 7 urdhërarreste, të cilat janë duke u ekzekutuar nga Policia e Shtetit në kryeqytet lidhur me goditjen e një grupi që merrej me rimbursimin e TVSH.

Urdhër-arrestet janë lëshuar për Adnand(Andrew) Progri; Nezir Beqiri; Erion Satka; Sajmir Xhafa; Julian Kalo; Teidi Doraci. Mes personave që është lëshuar urdhërarrest është edhe shtetasi italian Aldo Mazzarela. Ata janë nën akuzë për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar".

Deri më tani mësohet se janë ekzekutuar disa prej urdhërarresteve, kryesisht në Tiranë, ndërsa kontrollet vijojnë ende nga policia. Hetimet për këtë grup kanë nisur rreth një vit më parë.

Urdhër arrestet janë lëshuar për:

1-Adnand(Andrew) Progri, lindur në Peqin dhe banues në Tiranë;

2-Nezir Beqiri, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë;

3-Erion Satka, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë;

4-Sajmir Xhafa, lindur dhe banues në Tiranë;

5-Julian Kalo, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë;

6-Teidi Doraci, lindur dhe banues në Durrës;

7-Aldo Mazzarela shtetas italian;

Ora 22:37
7 urdhër-arrestet e Prokurorisë së Elbasanit, dalin emrat e grupit që akuzohet për mashtrim me TVSH

1698875661_ProkuroriaElbasan6654.jpg

Këto janë emrat e 7 personave ndaj të cilëve Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhërarreste pasi akuzohen për fshehje të ardhurash dhe skemë mashtrimi për TVSH-në. Disa prej tyre janë arrestuar këtë mbrëmje në një aksion të ndërmarrë nga policia në Tiranë.

7 urdhër arrestet:

1-Adnand(Andrew) Progri lindur ne Peqin dhe banues ne Tiranë
2-Nezir Beqiri lindur në Kukës dhe banues në Tiranë
3-Erion Satka lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë
4-Sajmir Xhafa, lindur dhe banues në Tiranë
5-Julian Kalo, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë 
6-Teidi Doraci lindur dhe banues në Durrës
7-Aldo Mazzarela, shtetas italian

Ora 22:08
Skemë mashtrimi me TVSH-në, një prej 7 urdhër-arresteve të Prokurorisë së Elbasanit për një shtetas italian

1698873106_90001690194956x6400tvsh611x450579967.png

Një prej shtatë urdhërarresteve të lëshuara nga Prokuroria e Elbasanit për goditjen e një grupi që merrej me rimbursimin e TVSH është për një shtetas italian.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?