VIDEO/ Lëshohen në hapësirë satelitët Albania1 dhe Albania 2, Rama publikon pamjet: Ja dhe kjo, u tha, u bë!

3 Janar 2023, 17:59| Përditesimi: 3 Janar 2023, 19:57

  • Share

Ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama, dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 janë lëshuar në orbitë, në fillim të këtij viti. Sipas kryeministrit Edi Rama është lëshuar nga 'Cape Canaveral', Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6, që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë Albania 1 dhe Albania 2. Kreu i qeverisë ka publikuar edhe pamjet nga nisja e dy satelitëve.

‘Ja dhe kjo, u tha, u bë! Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2.’- njofton kryeministri Edi Rama.

Në tetor të viti 2021, Rama habiti jo pak kur tha se Shqipëria do të dërgojë dy satelitë në orbitë. Ai sqaroi se satelitët dhe dronët inteligjentë do të ndihmojnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit dhe se Shqipëria nuk do t'i dërgojë për ofensiva ushtarake apo për kërkime në Mars, por do të shpërbejnë për çështje civile të vendit.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes në bazë të kontratës dy satelitët do të përdoren për një periudhë 3 vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të Republikës së Shqipërisë për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj.

2 satelitët do t’i kushtojnë shtetit shqiptar 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë, për një kohëzgjatje kohore prej 3 vitesh. Marrëveshja për ngritjen e staelitëve mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit Operatorit “Satellogic USA Inc u nënshkrua më 29 shtator. 

Disa nga përfitimet për  çdo sektor nga Shërbimi Satelitor
-Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të marrë informacion mbi rrëshqitjet e tokës, lëvizjen e strukturave të rëndësisë së veçantë si: diga, ura, nivelin e ujit në liqene, basene, lumenj, numrin e godinave të shembura, sipërfaqen e zonave të përmbytura, sipërfaqen e zonave të djegura, densitetin e popullsisë, rrugët e bllokuara, sipërfaqet e mbuluara nga bora, trashësia e borës.
-Informacion mbi peshkimin detar, kontrollin e ujërave ku në raste që konstatohen shkelje të kërkesave ligjore
-Monitorim rrjetit të kanaleve ujitëse, kulluese, kanalet e ujërave specifikisht në situata me reshje intensive
-Informacion për cilësinë e ujërave bregdetare si dhe erozionin bregdetar në funksion të mbrojtjes së zonës bregdetare dhe inventarizimin e saj.
-Përdorim të gjerë në fushën ushtarake, me dronët “Puma” për kontrollin e zjarreve
-Policia e Shtetit do të ketë të mundur marrjen e informacionit për kultivimin e bimëve narkotike, shfrytëzimin apo prerjen e paligjshme të pyjeve, gjuetinë e paligjshme, shkatërrimin e shtratit të lumenjve, shfrytëzimet e paligjshme të burimeve natyrore në zonat e mbrojtura, kalimin e paligjshëm në pikat kufitare

Ora 19:53
Nisja në hapësirë e dy satelitëve Albania1 dhe Albania2, Ministria e Mbrojtjes: Do përdoren për një periudhë 3-vjeçare, kushtuan 6 mln dollarë

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas nisjes në hapësirë të raketës Falcon 9 me dy satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”. Sipas ministrisë së Mbrojtjes dy satelitët do të përdoren për një periudhë 3 vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të Republikës së Shqipërisë për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj.

‘Raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6, e cila transporton edhe Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” u lëshua në hapësirë nga stacioni në Cape Canaveral, Florida, sot në orën 9:56 me orën lokale, 14:56 me orën në Tiranë.

Dy satelitët lëshohen në kuadër të kontratës se shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc., me vlerë 6 milion dollarë.

Në bazë të kontratës dy satelitët do të përdoren për një periudhë 3 vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të Republikës së Shqipërisë për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj.

Ky shërbim do tju mundësojë institucioneve përfituese marrjen e Imazheve satelitore, të cilat sigurojnë një mbulim gjithëpërfshirës dhe periodik të sipërfaqes tokësore, duke mundësuar përdorime të shumta dhe një mori informacionesh dhe gjeoinformacioni për vendimmarrësit dhe planifikuesit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, për politika dhe vendimmarrje efektive.’- njofton ministria e Mbrojtjes.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • BARBULLUSHI: 05/01/2023 08:04

    O Iris në radh të par un i dipllomuar jam e jam dipllomuar në kohën e Enver Hoxhës që sishte kollai të diplomoheshe. E dyta un kam 32 vjet që jetoi në Gjermani. E treta kta satelit kan shum, shum rëndësi për Shqiprin se e ndihmojn shum. E për sa i përket dixhipis është akoma më mir për Shqiprin se ska nevoj shteti të paguaj me qindra vet e që kta shumica jan të koruptuar e sbëjn punën. Kurse sateliti të jep faktet 100% e mbaron filmi. Ne diskutimin e kishim për satelitin që ti se doje e shum teori thoje. O i duhen Shqipris k ky satelit o si duhet asnjërit. Edi Rama motër e dashur është një njeri me kapacitet të lart intelektual, flet 5 gjuh të huaja ekselent, e ka bagazh madhështor. E ky njeri është fat për Shqiprin. Zonja Iris shiko se kë ka këshilltar Edi Rama pastaj fol. Falemnderit për mirkuptimin. Un dua ta shof Shqiprin sa më lart se e dua shum sado që jetoi larg ksaj toke të përkryer pjellore e bukuri të ralla që ka. Zoti e bekoft Shqiprin.

    Përgjigju
  • Iris: 05/01/2023 01:18

    /BARBULLUSH/,mos e zgjat me,se i bere autogol vetes.Vete po thua qe satelitet i kane shtetet kryesore te Evropes.Si i diplomuar qe je, duhet t'a dish se kush jane keto shtete,sa e kane vetem GDP,per te mos llogaritur te tjerat e kush eshte Shqiperia e ne cilin grup vendesh futet.

    Përgjigju
  • Barbullushi Tamushi: 04/01/2023 13:22

    O Iris po debile mbete o e keqe po kto satelit mbarojn shum pun po nga ta marësh vesh ti moj iris me 7 klas shkoll e që komenton sikur je eksperte e gjithsis. Po gjith shtetet kryesore të Evropës i kan kto satelit apo dhe kta evropjanët jan budallenj dhe vetëm komentusat Shqiptar jan zheni. O bobo që Shqiprin e kan myt budallenjt.

    Përgjigju
  • FATMIR FASHI: 04/01/2023 11:42

    O komentusa po kaq analfabet jeni sa se kuptoni që kta Satellit ndihmojn në shum Aspekte të jetës. Futini në Internet e shofin sa favoret ka Shqipria. Edi Rama është intelektual djal Tirane e vjen nga familje tepër intelektuale. Nun është si krimineli hajdut Sali bajga që vjen nga familje analfabetësh. Mos u boni si ARBËRORI që është gjysëm sërb e gjysëm kosovar. Nonën Shqiptare e babën sërb e ARBËRORI analfabet e komenton por Shqip s'kupton.

    Përgjigju
  • Lule: 04/01/2023 09:28

    Kame qeshur kaq shume me kete shaka te till qe ne mengjes.2023 e fillova mbare me te qeshura ,do zoti keshtu na ecte me humor .Shume shakaxhi e kemi kryeministrin .Eshte nevoja te ngriheshin satelitet ne Florida ?Epo sigurisht ,se mos kane lene toke te virgjer keta !!!!i kane zene me pallate ????????????????????

    Përgjigju
  • Lleshi nga ëllbënia: 04/01/2023 06:06

    Ishalla bi na nji nga keto ne parlament kur te jen te gjith prezent palloshat e ijes

    Përgjigju
  • Iris: 04/01/2023 01:18

    6 milion te harxhuara kot nga vendi me i varfer i Evropes,vetem per te shitur mend.Duke pare listen e perfitimeve per te cilet do te perdoren,kupton qe asnje gje e siperlistuar nuk ka nevoje te zgjidhet me satelite.Cdo gje mund t'a zgjidhte duke punesuar specialistet e duhur.A eshte nevoja te kesh satelite, kur per rreshqitjet e tokave dhe strukturave mund te pyesesh gjeologe,arkitekte e inxhinjere?!A ka nevoje per satelite per nivelin e ujrave,permbytjeve e zjarreve,kur shume mire mund te pyesesh ing.ujore,pyjore,te tokave,gjeografe e fizikane?!E lista vazhdon...Edhe nje dron i rendomte nga ata qe i gjen ne cdo dyqan dhe qe perdoren me sukses nga adoleshentet ukrainas per te ndihmuar usht.ukrainase kunder ruseve,do te vlente me shume se ky shpenzim satelitor i panevojshem.Tani qe leshuam satelitet, te tere hallet e shqiptareve do te marrin fund!!Nje urim kam per Ramen per 2023:Uroj te mos ndodhe asnje fatkeqsi natyrore, sepse kur Bota te marre vesh per satelitet,do te thone se ky qenka shtet i pasur,nuk ka nevoje per ndihma!

    Përgjigju
  • Ska problem: 03/01/2023 23:47

    Ctha partia dhe su be mbaruan dhe hallet e shqiptareve brravo brravo

    Përgjigju
  • faiku nga bathorja: 03/01/2023 23:01

    rrnoft sali berisha o vellezer

    Përgjigju
  • AltinTop: 03/01/2023 22:59

    Duan te shohin tokat e mbjella me gjethe jeshile ne UHD dhe 4K..

    Përgjigju
    • Tymuesi: 04/01/2023 07:32

      Do zoti edhe shpikin ndonje marifet qe ta ndezim cigaren nga televizori.

  • Arapciu: 03/01/2023 22:00

    Ktu rrogat ma te ulta ne bote pensionistat ka desin,karburanti ma i shtrenjt ne bote e satelitat me hup lekt e shqiptareve dhe askush interes per ta.

    Përgjigju
  • Shqipëri etnike: 03/01/2023 21:09

    Une jam një votuesi yt Rama, dhe arritjet e Shqipërisë i shoh me puls të mekur, ngase e dua vendin tim. Mirëpo kjo puna e satelitëve është një kapriçio e madhe , dhe egoizëm ....sepse per asgjë nuk duhen ata as nuk ka me kap asgjë , dhe as do filloje asgjë. Një shtet serioz dhe i ndershëm nuk ka nevojë për satelitë , për me kap të poshtrit , ...sepse ata i ka para syve , dhe nuk duheshin satelitët që me i kry kjo pune . Ata do i zbulojë satelitët i dhe do t'i fshehësh ti , sepse i mbron ti nga prokuroria. Je ti qe nuk lejon

    Përgjigju
    • Bake2: 03/01/2023 21:44

      Po ca hyn muhabet kot fare pa lidhje.

  • Arbërori: 03/01/2023 20:23

    Shpresojë se në njerin nga satelitë at të serborusis të është edhe edvin shkjau shqipfolës, dhe që mos të kthehet kurr në token shqiptare…! Njeri satellit ë serb kurse tjetri ështé Rus… do e shifni më von këtë katastrof o të verbuar

    Përgjigju
    • Ademi: 03/01/2023 21:21

      O kosova vizitohu se nuk je mire nga fiqiri,,serbi te paska lene me te meta,,po satelitet jane derguar nga usa,, po me ty sja vlen te shkruash dukesh qe je nje debil kosove i shartuar me serb.

  • Kasemi Taveni: 03/01/2023 19:55

    O Raku po pra lekët e Shqiptarve jan e kto lek jan për të mirën e Shqiptarve po ti mor Rak smund ta kuptosh se je analfabet.

    Përgjigju
    • Riku: 04/01/2023 05:36

      Miss furça... sigurisht qe ti e din se cfare eshte e mire per shqiptaret... e ndrite ketu ne toke pse mos ta bejme dhe ne hapsire... ptu

  • Ricardo: 03/01/2023 19:50

    Nuk e besuan kete lajm qe dha Edi disa kohe me pare, e quajten shashke te tij ,tani qe u be realitet fillimisht disa shtangen, po mundohen ti vene ndonje bisht nga zilia, po realisht eshte arritje shume e madhe per Shqiperine dhe thjesht Edi eshte lideri i duhur per ate vend qe ka ! Lajme te tilla te mira duam per vendin tone !

    Përgjigju
  • Skelari: 03/01/2023 19:29

    Ti gezojme satelitet Babanacja 1 dhe Babanacja 2!

    Përgjigju
  • Or tej: 03/01/2023 18:59

    Pika qe si bie or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Kdo: 03/01/2023 21:31

      Pse me or te. ca ka qe nuk shkon.

  • Dajti: 03/01/2023 18:58

    Sukses per Shqiperine.Ka fale te mira per Edi Ramen , nqs nuk e pelqen mos fol por per sharje nuk ka vend me kete lajm

    Përgjigju
  • Alb: 03/01/2023 18:50

    Po shofim a po bjen krimi.

    Përgjigju
  • Laku: 03/01/2023 18:47

    Mase te bien ne surrel te tavani me xhama

    Përgjigju
  • shqip: 03/01/2023 18:27

    Shume mire per ate qe merr ato 6 miljon euro . Po permbytje ,zjarre ,rreshqitje dheu apo mbjedhje te kanabisit as ka per ti parandalu as ka per ti ndalu se do ndodhin si zakonisht. Do jete njesoj si shpenzoi enveri per bunkerat .flm

    Përgjigju
  • besi: 03/01/2023 18:19

    bravoo edi

    Përgjigju
  • Aldo: 03/01/2023 18:18

    Pa ramen kjo gje sdo ndodhte kurr

    Përgjigju
  • Eri: 03/01/2023 18:18

    Nje arritje shume e madhe per shqiperin

    Përgjigju
  • Spiro: 03/01/2023 18:13

    Bobooo ca I ke punuar saliut nuk da ze gjumi..prite kur te dali neser e te thote qe eshte videomontazh..

    Përgjigju
    • Spiro: 03/01/2023 20:26

      Riku krimbi ..Jane lek te shpenzuara me vend sjellin siguri per popullin ,mendo vetem vrasjet me djegie makine sa jane te pa zbuluara ,mendo biznesmenet qe hedhin plera ndotese ne pyll, mendo gjuetin me dinamite ne det,e sa e sa te tjera,keta satelit kane kamera super te forta qe filmojne non stop dite nate..para se te shkruash idiotesira informohu ne faqen e satellogic usa jo ne tv syri jo ne fb e saliut.

    • Riku: 03/01/2023 18:51

      O midhje jane leket e tua qe po fluturojne jo te saliut

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?