Mjekja në Lushnjë e cila lëshoi certifikatën false COVID për 50 euro është vënë nën hetim.
"Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në një prej emisioneve investigative, ku bëhej fjalë për një mjeke të qëndrës shëndetësore të fshatit Gradishtë, Divjakë, e cila pajisi një shtetase me certifikatë vaksinimi anti-COVID, kundrejt një shume monetare pa e bërë vaksinën, Policia ka bërë shoqërimin e shtetases E. N., 36 vjeçe, banuese në Lushnjë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lushnjës, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, proceduan penalisht shtetasen E. N., pasi dyshohet se ka kryer veprat penale 'Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike' dhe 'Shpërdorimi i detyrës', njofton policia.
Lajmi kryesor:
Lëshoi certifikatën e vaksinimit COVID-19 për 50 euro, pa e bërë vaksinën, vihet nën hetim mjekja në Lushnjë! Ministria e Shëndetësisë e shkarkon nga detyra dhe kërkon heqjen e licencës
SI.E./ReportTv.al