Lesi në Report Tv: ‘Apeli’ s’do ia jap vulën Berishës, ‘3 marsi’ do jetë i dhunshëm! Yzeiri: Ai s’ka elektorat, përralla

27 Shkurt 2023, 21:29| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 07:21

  • Share

TIRANË- Analisti Nikollë Lesi në një intervistë në Report Tv, u shpreh se protesta e 3 marsit do të jetë e dhunshme, pasi sipas informacioneve që ai disponon, Gjykata e Apelit nuk ka për t’ia dhënë vulën Sali Berishës. Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo”, me gazetarin Ilir Babaramo, Lesi tha se Berishës i takon vula e partisë pasi ai ka më shumë elektoral, krahasuar me grupin tjetër të Enkelejd Alibeaj.
 

“I takon vula se elektorali është me Sali Berishën, është fakt elektorati është me të, Apeli t’i japë vulën Berishën se i takon atij. Nuk do ia japin Berishës, siç po qarkullojnë, 3 marsi do jetë e dhunshme, nuk është mirë, informacionet janë që nuk do ia japin atij”, tha Lesi.

Mirëpo, analisti Ilir Yzeiri thotë me bindje se Berisha nuk ka elektorat dhe tha se lufta e tij është personale, jo për parime.  

“Ai nuk është njeri normal, ai është shpallur hajdut. Lufta e tij është personale, nuk ka elektoral, këto janë përralla. Ai ka një grup të caktuar që besojnë se ka lidhje me ty gati lidhje hyjnore”, tha Yzeiri.

Ndërkohë, 2 analistët u shprehën se kryeministri Edi Rama nuk ka lidhje me dosjen e Charles McGonigal.

“E kam ndjekur me vëmendje skandalin McGonigal. Varet çfarë nxjerr prokurori në lidhje me Shqipërisë. Pa dalë nga dosja e gjykatës nuk mund të kemi akuza direkte. Deri tani kemi vetëm akuza. Deri tani nuk shoh ndonjë fakt apo ndonjë argument që intrigon kryeministrin", tha Lesi. 

"Në kohën kur McGonigal bënte këto veprime çfarë bënte? Ai njeri për të cilin kanë dalë gjithë këto akuza është në hetime në Amerikë. Nëse Edi Rama ka shkelur ligjin në Amerikë do përgjigjet", tha Yzeiri. 

Ora 21:34
‘A është përfshirë ky i joni’? Nikollë Lesi zbulon bisedën me Agron Nezën para një jave

 

Analisti Nikollë Lesi, ka treguar për një bisedë që ka bërë së fundmi me Agron Nezën, “personi A” i përmendur në dosjen e ish zyrtarit të lartë të Charles MsGonigal. Ai tha se e ka pyetur nëse kryeministri Edi Rama është i përfshirë, ai iu përgjigj që “kategorikisht jo”.

“Para një jave takova Agron Nezës, më tha zoti Llesi, më tha “a më njeh” i thashë jo, e pyeta “ më thuaj një gjë, nuk do e publikoj”, a është i përlyer ky i joni, dhe ai më tha “absolutisht jo,  nuk ka për të dalë gjë”. Këtu rrotull është ai”, tha Lesi.

Në të njëjtin linjë ka qenë dhe analisti, Ilir Yzeiri.

“Ç’lidhje ka Rama me Agron Nezës. Rama do ta lërë pushtetin dhe nuk e lërë dot, atij i ka mbetur pushteti”, tha Yzeiri.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ARBËRORI: 28/02/2023 07:12

    O Nikoll Leshi po gjith jetës ngele karagjoz, sali bajga çfar nuk të ka bër e ti prap je më sali bajgën. Po pak të ka bër sali bajga tipave si ty o Nikoll leshi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?