Ndalesa e radhës e drejtuesit politik të qarkut Vlorë për partinë Demokratike Bujar Leskaj ka qenë në Orikum. Leskaj ka përsëritur edhe një herë angazhimin, për kërkesën e banorëve mbi ndarjen territoriale, duke siguruar se do të ketë rishikim për ta kthyer Orikumit bashki më vete.
"Është objektivi ynë kryesor që ne t'i kthejmë Orikumit statusin e Bashkisë, të cilin e meriton. Shërbimet do të jenë më afër qytetarit", tha ai.
Bujar Leskaj ka komentuar nga Orikumi edhe shantazhit dhe presionin që Partia Socialiste po bën mbi administratën dhe banorët e thjeshtë. Leskaj e ka cilësuar të ulët dhe të pafytyrë këtë presion teksa u ka dhënë siguri banorëve se asnjë formë presioni e shantazhi nuk do ta shmang fitoren e popullit dhe Partisë Demokratike.
Kandidati për deputet Arbi Agalliu ka thënë se gjatë kësaj kohe në takime me banorët, problemet e hasura janë të njëjtat dhe bazike.
E kush i beson ketij hajdutit LECK.... ne fakt ka paguar ca lamash....
Përgjigju