Situata aktuale në Bibliotekën Kombëtare

Kronikë
Kultura

Letër kuzhine, tharëse flokësh e dritare të zëna me libra/ Gjendja pas përmbytjes në Bibliotekën Kombëtare (Foto)

26 Qershor 2018, 17:49| Përditesimi: 26 Qershor 2018, 18:02

  • Share

Tre ditë pas përmbytjeve në Bibliotekën Kombëtare, ku u dëmtuan rreth 12 mijë botime, libra e materiale të tjera, disa foto të shkrepura nga LSA, tregojnë më së miri situatën pas dëmit.

Libra të lagur, një letër kuzhine dhe tharëse flokësh, kjo është panorama aktuale në Bibliotekën Kombëtare.

Vlen të përmendet se në datë 15 mars 2017, Biblioteka Kombëtare u përfshi nga flakët, zjarri ra në katin e nëndheshëm, ndërsa u dëmtuan disa materiale, ndërsa para tre ditë më parë e njëjta hapësirë u përmbyt nga reshjet e shiut. Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Perida Asllani, në një reagim për mediat ditën e sotme, tha se godina e Bibliotekës është jashtë çdo standarti. 

Për më shumë ndiqni fotot e mëposhtme:



Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?