Dinosauri i letrave shqipe ndërroi jetë sot në Tiranë. Por brezi ynë do quhet me fat që jetuam në epokën “Kadare”. Modestisht e them se letërisë shqipe i duhet të kalojnë edhe 1 mijë vjet që të nxjerrë një shkrimtar i atyre përmasave që ai kishte. Për aq dekada sa ai krijoi, ishte mbret i letërsisë shqipe.
Ai bëri që kombi shqiptar dhe gjuha shqipe të njiheshin prej tij më shumë se çdo shqiptar tjetër. Ndërkaq, si gazetar, ndjehem i privilegjuar që e intervistova atë 11 herë në karrierën time.
Ky është një nga trofetë më të mëdha që “ruaj” në jetën time gjithashtu të arkivuar tashmë si audio, video, të transkriptuar dhe me të gjitha shënimet dhe shtesat e tij orgjinale. Fundja, me çfarë e masim ne gazetarët punën tonë!
E masim me sa intervista kemi bërë dhe me kë i kemi bërë. Me sa raporte dhe shkrime kemi bërë dhe për kë i kemi bërë dhe reagimet që kemi marrë. Të tjerat janë vetëm delire. Në fakt, ta intervistoje Kadarenë nuk ishte aspak e lehtë.
Mund ta arrije si bingo një herë, por ta bindje ate atë të fliste 11 herë, vërtetë ishte një vlerësim sipëror dhe besim shumë i madh nga një njeri i madh. Sot Shqiëpria, letërsia dhe kombi ynë kanë një gjë të madhe mangët. Letërsia mbeti pa mbret, ndërsa kombi mbeti pa rilindasin e saj modern. RIP Ismail Kadare/ Marrë nga Facebook