Letërsia shqipe në Mal të Zi, poeti malazez: Shkrimtarët shqiptarë në Mal të Zi dyert i kanë të hapura

6 Qershor 2019, 16:07| Përditesimi: 6 Qershor 2019, 16:18

  • Share

Botimet shqipe në Mal të Zi. Kjo është tema që bëri bashkë në Bibliotekën Kombëtare studiues, shkrimtarë edhe përkthyes, për të trajtuar më gjerësisht se cili është zhvillimi i letërsisë shqipe në Mal të zi, duke ndalur edhe tek këndvështrimet historike, gjeografike edhe kulturore. Drejtoresha e Bibliotekës, Persida Asllani, e konsideroi të pamundur, që në këtë panel të trajtohen të gjitha problematikat, e hasura ndër vite, prandaj ajo e quan këtë panel, si një mundësi për t’u paraprirë edhe takimeve të tjera në vazhdim.

“Të gjithë e dimë, se jemi një fqinjësi shumë e gjatë. Edhe në periudha nga më të hershmet, por gjithnjë kemi mbetur peng të nevojës për të kuptuar edhe njohur më mirë njëri-tjetrin. Rruga më e mirë edhe më cilësore për ta bërë këtë gjë, është edhe ajo e cilësisë. Zëra e poetëve edhe shkrimtarëve tanë, qasja që ata bëjnë, janë gjëra që jo vetëm na bashkëjetojnë, por edhe na pasurojnë”, shprehet drejtoresha Persida Asllani.

Në   vitin   1978,   pas themelimit të revistës   “Koha”   në   Mal   të   Zi   nisën që të botohen dhe të promovohen  krijuesit shqiptarë të Malit të Zi. Për shkak të mungesës së institucioneve botuese, deri në vitin 1990 botohej kryesisht në revista, ndërsa botimet libër bëheshin në kuadër të bibliotekave shkollore.

“Vitet e fundit kanë ndodhur disa ndryshme falë entit të botimeve të shkollës. Autorët shqiptarë janë përfshirë. Letërsia shqipe në Mal të Zi është përkthyer shumë pak, jo vetëm për faj të institucioneve, por edhe për shkak të autorëve, që mbesin të ngujuar. Shumë shpejt, nga shtatori do të përfshihen edhe autorët shqiptarë në tekstet shkollore”, shprehet studiuesja Liridona Sinishtaj.

Edhe për akademikun edhe poetin malazez Pavle Goranoviq, është shumë e rëndësihme, që letërsia shqipe të përkthehet në Mal të Zi.

“Përkthimi i literaturës nga një  gjuhë në një tjetër ka shumë rëndësi. Unë e njoh jo pak letërsinë shqiptare. Por kam nisur që ta dua edhe më shumë. Para disa kohësh kemi takuar Kadarenë, i cili tashmë është edhe anëtar i jashtëm në Akademinë tonë. Janë parashikuar mundësi të reja për letërsinë shqiptare në Mal të Zi. Shkrimtarët shqiptarë në Malin e Zi i kanë dyert e hapura. Mendoj që në të ardhmen këtë krijimtari do ta çojmë përpara”, thotë shkrimtari malazez.

Disa nga shqiptarët në Mal të Zi janë Asllan Bisha, Ibrahim Berjashi, Fran Camaj, Haxhi Shabani,Anton Gjuravçaj, Anton Gojçaj, Hajredin Kovaçi, Lumnije Hoxha, Enver Mollabeqiri, SuzanaLlola, Rrok Gjolaj, Nikollë Berishaj, Syme Kokaj, Mark Lucgjonaj, Argëzon Sulejmani, FluturMustafa etj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?