Letonia ka shpallur “non grata” (person të padëshirueshëm) një punonjës të Ambasadës ruse në Riga dhe e ka dëbuar atë nga shteti.
Me kërkesë të Ministrisë për Punë të Jashtme, diplomati duhet të largohet nga Letonia deri më 10 prill.
Përmes një njoftimi, autoritetet bën të ditur se i ngarkuari me punë në misionin rus është informuar për këtë vendim.
Diplomati rus u dëbua për atë që pala letoneze e quajti “komunikim publik të papranueshëm dhe provokues që është zhvilluar nga Ambasada për një kohë të gjatë” dhe që ishte në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.
Pavarësisht qortimeve të vazhdueshme, Ambasada ruse është përfshirë në komunikime të pasakta publike që kishin për qëllim të diskreditonin institucionet shtetërore të Letonisë dhe të nxisnin urrejtje në shoqëri, u tha në njoftim, ku nuk u dhanë më shumë detaje.
Letonia, ish-republikë sovjetike që gjendet në kufi me Rusinë, është shtëpi e një minoriteti të madh me origjinë ruse.
Pushtimi që Rusia nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022 ka rritur edhe më shumë tensionet mes Moskës dhe Rigës./Rel