Ministria e Arsimit të Rigës ditën e sotme deklaroi se rusishtja nuk mund të mësohet më në shkollat letoneze.
Sipas parashikimeve të programit të reformës në shkollat publike, duke filluar nga viti shkollor 2026-2027, të gjitha shkollat në vend do të duhet të ofrojnë mësimin e një prej gjuhëve të vendeve të Bashkimit Evropian ose një gjuhë e huaj e rregulluar me një marrëveshje dypalëshe në fushën e arsimit, raportojnë mediat e huaja.
Dispozita në mënyrë efektive përjashton rusishten nga lista e gjuhëve që mësohen në sistemin arsimor të Letonisë.
Sipas asaj që deklaroi një përfaqësues i Ministrisë së Arsimit, rregulloret e reja synojnë “një integrim të plotë të të rinjve në fushën arsimore të Bashkimit Europian, si dhe të kontribuojnë në mësimin e një gjuhe evropiane.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Moska: Ne nuk synojmë ndryshimin e regjimit në Kiev! Sulmet përreth centralit bërthamor në Zapozrizhzhia, pajisjet kryesore qendrore të padëmtuara
S.S/ReportTv.al