Nënkryetarja e Parlamentit Letonez, Zanda Kalnina-Lukasevica, tha se Rusia duhet të marrë përgjegjësinë për krimet e saj kundër Ukrainës.
Ajo tha se krijimi i një regjistri për dëmet e shkaktuara nën kujdesin e Këshillit të Evropës do të ishte një hap i rëndësishëm
"Rusia duhet të marrë përgjegjësinë e plotë për krimet e saj kundër Ukrainës. Krijimi i një gjykate speciale për të gjykuar krime të tilla është një hap kyç. Një hap tjetër i rëndësishëm është krijimi, nën kujdesin e Këshillit të Evropës, i regjistrit të dëmeve të shkaktuara”, Zanda Kalnina-Lukasevica.
Ajo gjithashtu tha se ngritja e një gjykate ndërkombëtare do të mbushte boshllëkun në juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila nuk mbulon krimet e agresorëve.
"Ngritja e një gjykate ndërkombëtare do të mbushte boshllëkun në juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila nuk mbulon krimin e agresionit", tha ajo.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zelensky takon Vuçiç: Folëm për paprekshmërinë e kufijve! Ursula von der Leyen: I dhurojmë Ukrainës edhe 1.5 miliardë euro shtesë
S.S/ReportTv.al