Politikë

Berisha sulmon Rusmailin: Këshilltari i presidentit është dhe anëtar i KAS, në shkelje të ligjit

31 Maj, 12:58| Përditesimi: 31 Maj, 14:53

  • Share

Gazment Bardhi, në emër të Grupit Parlamentar të PD, i kërkoi dje presidentit Bajram Begaj që të mos lejojë ndërhyrjen e këshilltarit të tij Ilirjan Rusmalit në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

Lidhur me këtë Berisha tha se këshilltari i presidentit nuk duhet që të jetë anëtarë i KAS. Sipas tij, kjo është në kundërshtim të ligjit.

'Që presidenti është i detyruar të zbatojë ligjin kjo dihet dhe që këshilltarit si lejohet asnjë detyrë tjetër kjo është e sanksionuar në ligj. Dhe presidenti e shkel me të dyja këmbët ligjin që këshilltarin e mban edhe në KAS. Bardhi ka thënë një të vërtetë dhe presidenti nuk ka zbatuar ligjin. Këta s'kanë ligj dhe as Maliq', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Berisha kundër kandidatëve të tij që kërkuan rinumërim: Zgjodhën rrugën e gabuar, anëtarët e KAS zbatuan ligjin


S.B/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?