Pas deklaratës së Brukselit se Ligji për Teatrin që u miratua në Shqipëri nuk shkel asnjë marrëveshje me BE-në, një reagim ka ardhur nga kryebashkiaku Veliaj.
Me anë të një postimi në Twitter, Veliaj shkruan se kjo është një ditë e re për Tiranën dhe një mbështetje masive për progresin.
Një ditë e re për Tiranën! Një mbështetje masive për progresin! Një Teatër i Ri për Kryeqytetin Europian! Lajm i shkëlqyer! Letra e KE për Teatrin e Ri! Kush kërkoi përgjigje nga BE, tani e ka dhe s’duhet ta pengoje progresin! Teksa ligji nuk shkel MSA, kemi shansin ta bëjmë dhe me të mirë akoma! Tani që pengesat ranë, lë të bashkohemi dhe të ecim perpara.
Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë
Ligji për Teatrin Kombëtar që u miratua nga shumica në fund të sesionit të kaluar parlamentar mes shumë debateve nga opozita u kthye në fund të korrikut nga Presidenti Meta për rishqyrtim, ndërsa aktualisht ndodhet në Kuvend, por pas përgjigjes nga Brukseli pritet që të amendohet për të hapur garën edhe për kompani të tjera.
Lajmi kryesor:
Brukseli: Ligji për Teatrin që u miratua në Shqipëri s'shkel marrëveshjen me BE (Letra)
//ReportTv.al