Pas letrës së Brukselit për Ligjin e Teatrit që lejon në garë edhe kompani të tjera, vjen reagimi i Partisë Demokratike. Deputeti Genc Pollo, shprehet se kjo është një fitore e demokratëve.
BE, pas kërkesës tonë, konstaton se Ligji Fusha shpk ka shkelur legjislacionin europian për prokurimin publik. Ky ligj shmang garën e hapur dhe dhe i fal 205 milion Euro kompanisë se dy Lalëve.
BE detyron dy Lalët të bëjnë ligj të ri dhe të lejojne garën. Kjo është fitore e një beteje. Falenderime Komisionit Europian.
Por shkeljet e ligjit shqiptar vazhdojnë, Këshilli Bashkiak i Tiranës është anashkaluar, grabitja e pronës publike ende e mundëshme, financimet e drogës presin tenderin; trashëgimia historike në rrezik. Edhe këto beteja do t‘i fitojmë. Lufta vazhdon.
Deputeti i PD-së, Genc Pollo
Lajmi kryesor:
Brukseli: Ligji për Teatrin që u miratua në Shqipëri s'shkel marrëveshjen me BE (Letra)
//ReportTv.al