Në rreth eurodeputeti gjerman Krichbaum në takim me Lulzim Bashën

Letra e hapur/Zoti Krichbaum, i mbrojturi prej teje, në cilësinë e ministrit vrau 4 protestues

24 Prill 2018, 13:05| Përditesimi: 24 Prill 2018, 13:24

  • Share

Deputet! E vërtetë është, nuk të njoh. Lulzim Basha po përpiqet të të bëj të njohur këtu dhe, po bën mirë. Po të jep mundësinë të flasësh për Shqipërinë. 

Ti po e ben; Lexova te kesh thene se “nuk eshte koha per Shqiperine te hape negociatat”!! Merr pyetje ti deputet? Duhet te jesh i hapur apo jo? Ti je evropian dhe duhet ta kesh kete standard.

Atehere;

Kur ishte koha per Shqiperine deputet, ne janar 2011 kur i mbrojturi prej teje-Lulzim Basha, ne cilesine e ministrit te Brendshem, vrau kater kundershtare ne mes te bulevardit?

Kur ishte koha per Shqiperine deputet, ne shkurt 2011 e me pas kur Drejtesia e kapur prej te mbrojturit prej teje-Lulzim Basha, betonoi cilesisht pandeshkueshmerine e ngritur ne sistem, menyre qeverisje, dhune mbi te pambrojturit e cfare tjeter te duash, me rastin me ekstrem qe nje qeveri mund te ndermarre-vrasjen e protestuesve te paqte ne mes te bulevardit?

Kur ishte koha per Shqiperine deputet, ne shtator 2009 e tutje kur i mbrojturi prej teje-Lulzim Basha, mori vendimin politik per te mos nderhyre me forcen e ligjit ne Lazarat-fshatin ku ishin instaluar jo vetem “7 grosistet e medhenj te droges”, por mbi 48 banda kriminale nga e gjithe Shqiperia, paisur me logjistiken moderne te 7 laboratoreve per perpunimin e droges deri ne vaj e cokollate, duke bere njesh qeverine me krimin, koordinuar vendimmarrjen me ta, ne nje akt unik kriminal ne nivelin me te larte te hierarkise se shtetit?

Kur ishte koha per Shqiperine deputet, ne vere 2011 kur i mbrojturi prej teje-Lulzim Basha, u emerua kryetar i bashkise Tirane, prej nje trupe gjykatesish te korruptuar, pjese e sistemit te degraduar dhe kapur politikisht te Drejtesise, duke i dhene fund zgjedhjes me vote nga populli te drejtuesve te pushtetit vendor?

Apo kur tamam ky i mbrojturi prej teje-Lulzim Basha, i dilte kunder gjithe botes-po po, gjithe botes nga Gjermania ne Amerike, per reformen ne Drejtesi dhe rithemelimin e nje drejtesie te re mu sic gjithe bota, kerkoi, keshilloi, asistoi, hartoi dhe prezantoi, per ti dhene fund pandeshkueshmerise dhe rivendosjen e parimit te perbotshem-ligji eshte i njejte per te gjithe?

Kur? A ke nje pergjigje deputet?

Pa as me te voglin diskutim, ne nuk jemi perfekt, kemi probleme te qarta me ligjin, zbatimin e tij, korrupsionin e krimin e organizuar, po luftojme ti adresojme e te kemi rezultate konkrete per cdo shqiptar qe ka besuar tek ne e qe kerkon qeverisje me te mire;

Drejtesia me ne fund ka nisur te levize, hem si pastrim dhe, hem si ndeshkim, me ngadale por vendosur, larg ndikimit te politikes dhe pa u intimiduar prej saj, mbi prova e fakte per gjithkend, gjithnje ende pa arritur tek “te paprekshmit” qe kete status e betonuan me mbeshtetjen tende ne keto vite, edhe per krime te perbindeshme.

Ketu jemi deputet;

Ti me qendrimin tend, ne me punen tone-si shqiptare gjithnje.

Ndjese qe po ta them deputet, por nuk ke parimesi ne gjithe cfare po thua per Shqiperine tone.

Ben politike, propagande por kaq!

Kurre nuk do arrish tek parimesia, te rrenon modeli “Lulzim Basha”.

E di pse?

Kam lexuar historine e kancelarit Helmut Kohl, deri ne fund, perfshire historine e donacioneve te fshehta, reagimin e partise tuaj ndaj ketij fakti, perfshire edhe ate te kancelares Merkel.

Pa as me te voglin dyshim, ai rast deshmon parimesine, shembullin gjerman qe nuk ngaterron kurre kontributin me ligjin, parate e “pista” me partine dhe pushtetin e saj.

A flet dot per kete deputet?

Ta besh ketu ne Shqiperi, per Lulzim Bashen dhe nje gjysem milion dollare ardhur nga shtetas ruse per te, pushtetin e tij!

Nuk e ben dot deputet!

Ky eshte problemi.

Ndaj vijo me propaganden, parimesi nuk keshillon dot!

Tana t’mirat!

Komento

Komente

  • Tavarish Lyli: 24/04/2018 19:50

    Gjermania esht shteti kryesor i Europes Perendimore me demokraci te konsoliduar.Por edhe atje,pavaresisht te gjithave ka edhe interesa te vogla,te cilat shume njerez "te vegjel"ne shpirt,pavafresisht postit publik,i vene ne radhe te pare e mbi te gjitha.Tavarishi yne lyl,ashtu sic loboi ne amerike e pagoi 880000 dollare etj etj lobon dhe ne vende te tjera ne funksion te qellimit te tij,per te marre nje mbeshtjetje te fshehte e te panerituar.Nje nga ata eshte dhe deputeti gjerman Chrichbaum.Edhe ky e di vete si si e merr zarfin nga lyli,prandaj eshte aq i perkushtuar per te bere lojen e Lylit.Po te ishte ndryshe,faktet qe i rendit Erjon Bracja dhe qe jane shume kompromentuese per te,po te ndodhnin ne Gjermani,do kishte vite qe tavarishi yne i nderuar qe do ishte ambientuar me qeline,kurse ketu tek ne ne shqiperi ben te moralshmin e akuzuesin,sikur ka ardhur jo dje por neser ne shqiperi.Turp per kete deputet gjerman dhe per parlamentin gjerman,qe megjithese edhe ata i dine faktetr e ngjarjet,e mbajne atje dhe per me teper edhe kryetar te komisionit te jashtem!

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 24/04/2018 17:22

    Si mund te msodihet per kete rvrastar te 4 gerdecareve dhe plagosjen e 26 te tjereve,kalljen e tere fshatit Gerdec.Vedhjen e 24omiliopn eurove dhe tentim taksimi te autoudhe per 8.5 euro.E tash oganizon protesta,nxit kukesianet te kallin e shkat errojne gjithcka qe gjendet para tyre.Si mund te gjendet nje politikan ne nje gjendje aq te painformuar.Ky eshte "Zdeputeti" dhe lideri i PD qe Ju ndoshta si painformuar drejt e mbroni.

    Përgjigju
  • Mona floriri: 24/04/2018 13:57

    Bravo zoteria deputet gjerman duhet te njohe realitetin ne Shqiperi ato perparime qe jane bere e pastaj te flase poor,nuk eshte shume faji I tij faji eshte I keti " hollandezit" antishqiptar qe kemi qe eshte I etur per pushtet e nuk di cfar te shpike kunder vendit te vete Turp e turpi e mbulofte me keq se deri tani si nje " politikan" pa identitet , I paafte e medioker , hajdut e vrases te pafajshmish TRDHETAR a thua se hapja e drites jeshile per ne Europe eshte personale e partiake Te gjithe duhet te ngrihen ne kembe e te tthone fjalen e qendrimin e tyre ne keto momente delikate per vendin per te mos e boshatisur fare se durimi ka nje kufi

    Përgjigju
    • konjak: 24/04/2018 22:00

      Urime z Brace,per shkrimin ,ne gjinine e pseftizmit.Evropianet sigurisht e kane deshiren e mire te na qasin edhe ne ne BE.Por nese deputetet tan ,derdhin nje lume me vrer mbi ta ,atehere cfar mund te presim;Zoteri Brace e bracistet e tjer ,hiqeni njeher e mir mantelin e mashtrimit ,e lini ne punet e tyre Evopianet e shqipetaret.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?