Pas një karriere 24 vjeçare të sukseshme në rradhët e prokurorisë, prokurori Ardian Nezha, ka vendosur të tërhiqet nga ky profesion. Vendimi për të lënë detyrën që e ka ushtruar në 6 prokurori të Shqipërisë, është marë ditën e djeshme, pasi Nezha i është drejtuar me një kërkesë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, duke i vënë në dijeni arsyet dhe argumentat që e çuan për të marë këtë vendim, largimin nga rradhët e prokurorëve. Në letrën e tij prokurori Nezha thotë se:”...pas një periudhe 24-vjeçare në radhët e Prokurorisë, konstatoj se nuk kam mundësi fizike e psikologjike për të qëndruar larg familjes dukë ushtruar detyrën në Pukë (veprim të cilin e kreva prej tre vitsh 2015-2018), pasi tashmë duhet të jem më i kujdesshëm dhe më i pranishëm në mirërritjen e fëmijëve të mi, që janë në moshë delikate...”. Më tej Nezha sqaron në letër se:”...dorëheqja ime në këtë moment vjen si reflektim ndaj vendimmarrjes suaj, veprim që ka tronditur tek unë motivimin e njëkohësisht, normat e besimit ndaj vlerësimit profesional për punën dhe kontributin tim 24-vjeçar në radhët e Prokurorisë...”.
“...në aspektin profesional e çmoj si privilegj të madh faktin se për 11 vite rresht, nga 1 prill 2004 deri në datën 6 shkurt 2015, kam qenë pjesë e Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila ka qënë dhe mbetet struktura elitare e Prokurorisë Shqiptare,ku në disa prej procedimeve më të rëndësishme të kësaj Prokurorie kam dhënë edhe unë kontributin tim personal”-thotë Nezha. Kujtojmë që Ardian Nezha, gjatë ushtrimit te detyrës së tij, ka përballuar me sukses shumë dosje hetimore të vëshira për tu hetuar por edhe për të përballuar presionin psikologjik që vinte nga rrethana të ndryshme. Nezha ishte një nga prokurorët që hetoi bandën e tritolit në Vlorë, ku urdhëroi arrestimin e Julian Sinanaj e anëtarëve të grupit të tij në Vlorë. Njëherësh hetoi dhe zbardhi vrasjen enigmatike të mjekut Behar Kastrati në Kukës. Hetoi dhe ndoqi në gjykim duke përfaqësuar akuzën për vrasjen e katër policëve nga Dritan Dajti, ku ky i fundit u dënua me burg përjetë në Gjykatën e Shkallës së Parë. Ishte prokurori që sapo u emërua në Elbasan urdhëroi arrestimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve Dashamir Gjika, dhe zyrtarëve të tjerë të ARRSH, dosje kjo e cila në atë kohë po hetohej në prokurorinë e Elbasanit.
Kërkesa e dorëheqjes
Më lejoni, që përmes kësaj kërkese, unë Ardian Nezha, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, t’ju paraqes dorëheqjen time, duke parashtruar shkaqet dhe motivet që më shtyjnë të marr një vendim të tillë ekstrem, në adresë të karrierës dhe të ardhmes sime profesionale. Jam diplomuar në fakultetin Juridik, dega Drejtësi, në vitin 1990-1994 dhe ushtroj detyrën e prokurorit që nga dt. 29.03.1995. Këtë detyrë e ushtroj prej 24 vitesh pa ndërprerje, ku kam punuar si prokuror dhe drejtues prokurorie respektivisht në rrethet Dibër, Mirditë, në Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, Pukë, Elbasan, Tiranë, Pukë. Gjatë periudhës 24-vjeçare që kam ushtruar detyrën e prokurorit, nuk jam proceduar në asnjë rast me masë disiplinore dhe karrierën time e kam bazuar në punën profesionale, pastërtinë morale dhe në përkushtimin ndaj detyrës. Në aspektin personal evidentoj faktin se detyra e prokurorit që m’u ngarkuar 24 vite më parë, ka qenë realisht për mua një punë dhe detyrim që ia vlente të kryhej, një mision tek i cili besova dhe do të besoj deri në fund të jetës sime. Në rrethana të ngjashme, Teddy Roosevelt deklaronte se “Dhurata më e bukur në jetë është mundësia e të punuarit në një punë që ia vlen të bëhet. Gjithmonë do të kujtoj që këtë gjë e arrita mes kolegësh dhe gjithmonë do të pendohem për rrethanat që i dhanë fund punës sime”.
Me bindjen se përvoja ime si prokuror do të më vlejë, tani e tutje aktivitetin tim profesional do ta vazhdoj me të njëjtin përkushtim, jashtë sistemit të Prokurorisë, gjithmonë në interes të parimeve themelore, për një sistem drejtësie me integritet. Në periudhën që po kalon sistemi i drejtësisë, veçanërisht Prokuroria shqiptare, duke u ndjerë i pambështetur, i pamotivuar dhe i pavlerësuar për atë çfarë isha dhe për atë kontribut sado të vogël që dhashë, me bindjen se askush nga ne nuk është imun ndaj gabimeve, lutem që të mbahem mend për atë që bëra siç duhet.
Duke falënderuar pa cak të gjithë kolegët, veçanërisht ata që punuan dhe besuan në mua, si edhe duke përçmuar me keqardhje ata që u përpoqën dhe ia arritën të hedhin baltë duke artikuluar çdo lloj shpifjeje në punën dhe emrin tim, “i pamundur” për të ndryshuar realitetin, detyrohem në këtë moment të jetës, të marr një vendim personal për të cilin jam i bindur se do të ketë pasoja në të ardhmen e karrierës sime profesionale. Për këtë arsye dhe shumë i ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtij akti, me liri të plotë, unë kërkoj të më aprovoni dorëheqjen time nga detyra e prokurorit (mbarimin e statusit të magjistratit), detyrë të cilën u përpoqa ta kryej me zemër dhe profesionalizëm. Duke uruar që institucioni i Këshillit të Lartë të Prokurorisë të ketë sukses në misionin që i është ngarkuar, shpreh bindjen se kërkesa ime do të merrret në konsideratë.
Dorëheqja që paraqes sot para jush kushtëzohet prej dy faktorëve:
I) ... pas një periudhe 24-vjeçare në radhët e Prokurorisë, konstatoj se nuk kam mundësi fizike e psikologjike për të qëndruar larg familjes (veprim të cilin e kreva prej tre vitsh 2015-2018), pasi tashmë duhet të jem më i kujdesshëm dhe më i pranishëm në mirërritjen e fëmijëve të mi, që janë në moshë delikate.
II) ... dorëheqja ime në këtë moment vjen si reflektim ndaj vendimmarrjes suaj, veprim që ka tronditur tek unë motivimin e njëkohësisht, normat e besimit ndaj vlerësimit profesional për punën dhe kontributin tim 24-vjeçar në radhët e Prokurorisë (kujtoj këtu se në harkun kohor 1-vjeçar emri im artikulohet 3 herë rresht në tri prokurori të ndryshme, dhe aktualisht jam i vetmi prokuror i komanduar, i cili rikthehet në prokurorinë ku ka qenë i emëruar).
Më konkretisht bëj me dije: më dt. 22.02.2019 jam njohur nga media, se në seancën plenare nr. 6 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është vendosur me shumicë votash “mbarimi i caktimit tim të përkohshëm në Prokurorinë e Tiranës dhe vazhdimi i funksionit të prokurorit në Prokurorinë Pukë”, ku kam pasur dhe emërimin para komandimit (caktimit të përkohshëm).
Pasi jam njohur me këtë vendim, i cili më rikthen me detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, duke konstatuar se nuk janë marrë në konsideratë rrethanat dhe motivet që më transferuan në Prokurorinë e Pukës 3 vite më parë, duke u ndjerë njësoj i vlerësuar si para 3 vitesh, kur në mënyrë të kundërligjshme u transferova pa më marrë njeri mendim, duke mos u ndjerë i motivuar dhe i vlerësuar profesionalisht për punën dhe kontributin tim 24-vjeçar, detyrohem të marr një vendim, i cili pret në mes karrierën time në radhët e Prokurorisë, detyrë të cilën jam përpjekur ta kryej me përkushtim maksimal për kohën dhe vendin ku kam qenë i emëruar, fakt ky i evidentuar edhe në rrethin e Pukës.
Të nderuar anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë!
Vlen të evidentoj faktin se për mua ka qenë një nder i jashtëzakonshëm që të ushtroj detyrën e Prokurorit të Shtetit dhe të jem pjesë e institucionit më të rëndësishëm të ushtrimit të ndjekjes penale në Republikën e Shqipërisë, ku ndër vite profesionin e prokurorit e kam parë më shumë si një mision, sesa si një detyrë që duhej kryer në funksion të zbatimit të ligjit.
Në aspektin profesional e çmoj si privilegj të madh faktin se për 11 vite rresht, nga dt. 01.04.2004 deri në dt. 06.02.2015, kam qenë pjesë e organikës së Prokurorëve të Prokurorisë për Krime të Rënda (personalisht kam bindjen se ka qenë dhe mbetet struktura elitare e Prokurorisë shqiptare), ku në disa prej procedimeve më të rëndësishme të kësaj Prokurorie kam dhënë edhe unë kontributin tim personal.
Tani, ti ke qene shoku me i mire i femijerise dhe po ashtu ne jeten time si te rritur. Une kam pasur gjithmone respekt per menyren e te pares se drejtesise qe kur ishim te vegjel. Te uroj sukses per te arrdhmen. E di qe ti nuk mundesh kollaj. Vendimi jot eshte shume i drejte per te arrdhmen e familjes tende te mrekullueshme. Shoqja jote - Alda.
PërgjigjuSuksese ne jete. Shteti duhet te mesoje qe te mbeshtesi njerzit e punes, dhe jo ti transferoj sa andej ketej ne qytete. Mos te harrojmë qe ky prokuror eshte dhe familjar pervec se sherbetor i shtetit.
PërgjigjuProkuror te urojn suksese, ti ke qene burre i vertete, burre i fjales. Cunt e lacit te dashurojn se ke krye pune tyne. Prokuror me kulture
PërgjigjuI paske mbushe komedinat me para ,prandaj don te ikesh. Edhe brezin e trete e ke siguruar,ska shtet se ti duhet te perfundosh ne burg.
PërgjigjuKy ca ceshtjes ka pasur i ka fut brenda i ka djeg, shi ca ceshtjes ka ndjekur. Kur vjen puna e cojne neper malsi andej. Duket se eshte malok mirdite si ka bere syri terr, po ketu ste lene te punosh o vlla
Po te kishte pas lek ai ishte ber krye prokuror ose te pakten rrinte ne tirane jo ta conin ne puke mbas 24 vjetesh
Ka plot njerez qe duhet te perfundojne sic thua ti, po ne kete rast eshte ndryshe dhe duket edhe nga rezultatet e punes. Mendoj qe per raste te tilla duhet te kete nje reagim me njerezor, me mbeshtetes, sepse eshte dhene kontributi per vendin, per njerezit per femijet, grate motrat te te gjitheve, edhe te tuat agim, ndaj medoj qe duhet te dime para se te flasim.