Zonja e Parë e SHBA Melania Trump, i ka drejtuar një letër Presidentit rus Vladimir Putin, duke i kërkuar atij të ndërmarrë veprime për të mbrojtur fëmijët në Ukrainë dhe Rusi.
Në letër të cilën bashkëshorti i saj Donald Trump ia dorëzoi presidentit rus në Alaska, ndërsa Trump e ka postuar edhe në rrjetin social Truth, Melania shkruan se fëmijët kanë nevojë për shumë dashuri dhe të jenë të sigurt.
Melania e cilëson mbrojtjen e tyre si detyrë njerëzore që shkon përtej politikës.
'I dashur President Putin! Çdo fëmijë mban në zemrën e tij të njëjtat ëndrra të qeta, qoftë i lindur rastësisht në fshatin e thjeshtë të një kombi apo në një qendër qyteti madhështore. Ata ëndërrojnë dashuri, mundësi dhe siguri nga rreziku.
Si prindër, është detyra jonë të ushqejmë shpresën e brezit të ardhshëm. Si udhëheqës, përgjegjësia për të mbrojtur fëmijët tanë shkon përtej rehatisë së disa prej nesh. Pa dyshim, ne duhet të përpiqemi të pikturojmë një botë të mbushur me dinjitet për të gjithë në mënyrë që çdo shpirt të zgjohet në paqe dhe që vetë e ardhmja të mbrohet në mënyrë të përsosur.
Një koncept i thjeshtë, por i thellë, z. Putin, me të cilin jam e sigurt që pajtoheni, është se çdo brez fillon jetën me një pastërti një pafajësi që qëndron mbi gjeografinë, qeverinë dhe ideologjinë. Megjithatë, në botën e sotme, disa fëmijë janë të detyruar të mbajnë një buzëqeshje të qetë, të paprekur nga errësira përreth tyre një sfidë e heshtur kundër forcave që mund të rrezikojnë të ardhmen e tyre. Z. Putin, ju mund ta riktheni vetë buzëqeshjen melodioze të tyre.
Duke mbrojtur pafajësinë e këtyre fëmijëve, ju do të bëni më shumë sesa të shërbeni vetëm Rusisë ju i shërbeni vetë njerëzimit. Një ide kaq e guximshme tejkalon çdo ndarje njerëzore, dhe ju, z. Putin, jeni i aftë ta vini në jetë këtë vizion me një goditje të pendës sot. Është koha. Me respekt, Melania Trump, Shtëpia e Bardhë', thuhet në letër.
Komente
