Letra e Metës për Celibashin: Presidenti nuk di ku duhen bërë zgjedhjet

14 Janar 2022, 18:48| Përditesimi: 14 Janar 2022, 18:49

  • Share

Kreu i shtetit është institucioni që sipas Kushtetutës duhet të shpallë zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë si në aspektin e zakonshëm, pra sipas radhës, si jashtë radhës.

Presidenti i Republikës nuk se ka shumë detyra, por dekretimin e zgjedhjeve i ka ndër të parat. Ilir Meta do të duhej të shpallte zgjedhjet në çdo bashki ku ka dalë një vend vakant; siç nisi me Shkodrën ku me largimin e kryebashkiakut të zgjedhur më 30 qershor, duhet t’i shpallte menjëherë zgjedhjet e reja.

La Voltana Ademin pa asnjë logjikë, e kështu ndodhi me bashkitë e tjera. Pasi Meta konsideronte si ëndërr siç e tha edhe vetë që t’i përsëriste zgjedhjet e 30 qershorit 2019, të cilave u vuri minat.

Sot ai ka deklaruar se është gati të dekretojë zgjedhjet e pjesshme bashkiake, por i ka kërkuar Kryetarit Shtetëror të Zgjedhjeve se ku duhet ndodhur kjo punë.

E ky është skandal i madh, pasi ndërsa Meta kishte ndjekur çdo presje dhe seancë dëgjimore të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese, çka është shkelje, e mund të dënohet rëndë për qëndrimin që mbajti sot, ai nuk di ku duhet të shpallë zgjedhje, ku është fiks kompetenca e tij.

Ilir Meta tha sot se do të shpallë më në fund zgjedhjet e pjesshme, a thua se është një gjë fakultative. E tha që u përpoq të mos u mbante po nuk ka t’ia mbajë.

Është shkelje Kushtetuese flagrante, që çdo gjyqtar i Kushtetueses mund ta vejë re thjesht duke renditur kompetencat e Presidentit.

Ilir Meta, tha se sot i ishte mbushur mendja që të niste procesin e dekretimit të zgjedhjeve të pjesshme, ndërkohë që ai do të duhej që të firmoste dekretin në ditën e publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ose së paku në publikimin e tij në Fletoren Zyrtare.

Për të mos folur për shantazhet ndaj Gjykatës Kushtetuese për “ndjekje disiplinore”, po kjo është lëndë e skandal më vete./TemA

Komento

Komente

  • Lulka fha agathi: 14/01/2022 23:31

    Kokat hengshin te dy, se kur dilte ajo silikonja e agushit perkrah lulkes e birishes i pelqente agushit, tani qe u prishen inteteresat,qe vetem ata te katert i dine, po ankohen per njeri tjetrin neper studio televizive e konferenca tellalli te presidences.

    Përgjigju
  • Cubi: 14/01/2022 22:15

    Kur se ka dhj"""" kushtetuten ky qen I zgjebosur nga 4 vjet???????????????????????? Cfar te mire dhe cfar detyre ka zbatuar nga 4 vjet??????????? Dhe tani ne presim te bej detyren qe i ngarkon kushtetuta!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Shpresojm se mbase eshte kujtuar se eshte kryetar shteti. U pikaaaaa

    Përgjigju
  • Celibash: 14/01/2022 21:25

    Ky dru i shtrember ne presidence nuk ka faj pse nuk di ne sa zona do shtrihen zgjedhjet e pjesshme, po ti thoni sa flori e leke ka planifikuar te vjedhe, te jeni te sigurte se i llogarit edhe me presje dhjetore deri ne infinit,vetem e vetem qe t'i shtohen sa me shume. Kellirat me pushtet e politike.

    Përgjigju
  • Psikoterapisti: 14/01/2022 20:30

    Ne kete Qhqiperine tonene cdo institucjon shteteror jane vendosur njerzit me negative,hajdut vagabonde psiopat njerez te hurit e te litarit qe ligjet vet ibejne porjo per vvete sepse ata mund ti zbatojne kur ju do qejfi madje edhe kur moszbatimi i tyrecenon interesat e Kombit.Ata heqin evene njeritjetritpasi binden se ai eshte hajdut vagabond psikopat osedrogaxhi prandaj mos uhabisni meveprimet e tyre dhe KUJDES ti qytetari i thjesht se poshkelet lixhin qoft edhe per nje gje te thjesht vendin e kini ne burg.Mere neku jetojme.Kush e vuri psikopatin president?...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?