LETRA E PLOTË/ Raidoiçiç merr përgjegjësinë për sulmet në veri të Kosovës: Shkova të trimëroja popullin serb! I kam bërë vetë pa mbështetjen nga Serbia

29 Shtator 2023, 18:29| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 18:30

  • Share

1695972530_tensioneneveritekosoveskosoveserbialeksandarvuimilanradoicic.jpg

Mediat e Kosovës kanë publikuar letrën e plotë të nënkryetarit të listës Serbe, Milan Radoiçiç i cili mori sot përgjegjësinë për të gjithë sulmin në veri. Nënkryetari i Listës Serbe ka pranuar se ka orkestruar të gjithë sulmin në veri të Kosovës me pretekstin se donte të trimëronte popullin serb, që sipas tij po ‘vuan’ nga regjimi i Albin Kurtit.

Raidoiçiç thekson se nuk ka marrë asnjë sinjal nga Beogradi dhe as nuk i ka informuar për këtë lëvizje të tij.

“Unë Millan Radoiçiq, biri i Rajkos, i lindur në vitin 1978 në Pejë – Kosovë …………… për shkak të spekulimeve të shumta që janë paraqitur në këtë rrugë, njoftoj të gjithë publikun se bashkë me bashkëkombësit e mi nga veriu i Kosovës ……….. në ditën e 24 shtatorit 2023 kisha ardhur në veri të Kosovës ………….. në zonën e fshatit Banjskë.

Arsyeja e kthimit tanë ka qenë që të trimërojmë popullin serb në atë zonë për të u ofruar rezistencë regjimit të Kurtit, mbrojtjes së popullit tonë që i është nënshtruar terrorit të këtillë çdo ditë dhe rritjes së ëndrrës së lirisë popullit tonë në veri të Kosovës ………..

Njoftoj të gjithë ndjekësit kujdestar të popullit serb, që nga Kurti dhe nga ndihmësit e tij ndërkombëtarë që unë personalisht kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për të mbrojtur popullin tonë nga okupatori dhe ky akt i imi nuk kishte asnjë tjetër karakter dhe qëllim dhe nuk ka asnjë lidhje me angazhimin tim paraprak politik.

Për këtë nuk kam njoftuar askënd, as strukturat e pushtetit të Republikës së Serbisë as strukturat lokale politike në veri të Kosovës …………. dhe prej tyre nuk kam pasur asnjë lloj ndihme sepse deri në atë kohë kishim qëndrime të ndryshme të dallueshme për sa i përket mbrojtjes nga terrori i Kurtit pasi populli serb ka ofruar rezistencë nga regjimi i Kurtit në shumë raste për zbutje dhe qetësimit të situatës politike në disa raste jemi tërhequr pa arritur ndonjë rezultat më të prekshëm sepse na thuhej se në këtë mënyrë do të kontribuonim në deeskalim dhe se KFOR-i dhe bashkësia ndërkombëtare do të ndërmerrnin çdo gjë që është e nevojshme për të mbrojtur popullin serb.

Megjithatë, ky lloj qetësimi i situatës nga ana jonë nuk është kuptuar nga ana tjetër si vullnet i mirë dhe krijim i kushteve por, si dobësi, si rrjedhojë e kësaj nga dita në ditë janë fuqizuar aktivitetet e forcave të Kurtit të cilat kanë okupuar padrejtësisht veriun e Kosmetit në kontekstin e rrahjes, shtënies në civilë arrestimet të paarsyeshme, frikësimin e popullit serb e të tjera.

Thjeshtë të gjitha këto metoda të rezistencës të cilat janë implementuar deri më tani nuk kanë ofruar asnjë lloj përmirësimi të jetës së popullit serb por ka ndodhur e kundërta, rritjen e brutalitetit të regjimit të Kurtit. Në këtë atmosferë unë kam marrë vendim të bëj këtë akt të them se Kosova ……………. janë vendi im, shtëpia ime, pjesë përbërëse e shtetit tim Republikës së Serbisë po merret me dhunë ndërsa populli serb dëbohet me qëllim përfundimtar që Kosova ……….. të pastrohet tërësisht nga populli serb.

Ishim të shtyrë të ndalim dëbimin e popullit serb dhe të mbrojmë jetërat e familjeve dhe bashkëqytetarëve tanë dhe njëkohësisht të tërheqim vërejtjen regjimit në Prishtinë, bashkësisë ndërkombëtare, që ky lloj terrori i Kurtit nga populli serb nuk do të durohet.

Aksidentalisht ka ndodhur humbja e jetës së policit pastaj ka filluar një përleshje e rëndë në mes dy palëve ku kemi humbur jetën e tre heronjve miqve tanë që kanë dhënë jetën për mbrojtjen dhe lirinë e Kosovës …………, fisnikëria e tyre asnjëherë nuk do të harrohet.

Ta dinë të gjithë se nuk jemi terroristë por pushtetarë për lirinë e popullit tonë.

Edhe njëherë qartazi duke theksuar se kthimi im në veri të Kosovës ………… më 24 shtator 2023, nuk kishte asnjë lloj lidhje me angazhimin tim të mëhershëm politik në kuadër të Listës Serbe po ashtu me këtë rast dua të njoftoj publikun se jap dorëheqje të parevokueshme nga vendi i nënkryetarit të Listës Serbe, jam i gatshëm që lidhur me këto ngjarje t’i përgjigjem autoriteteve të Republikës së Serbisë.

Rroftë Serbia!


Lajmi kryesor:

Sulmi në Veri të Kosovës, Radoiçiç merr përgjegjësinë: I bëra rezistencë regjimit të Kurtit, asnjë mbështetje nga Serbia! I bastisen e sekuestrohen pronat! Vuçiç: Do përgjigjet para organeve serbe


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?