Komisioni i Pavarur i Kualifikimi, shkalla e parë e Vetingut, është gjendur në një situatë të pazakontë, gjatë procesit për rivlerësimin e ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj. Ndryshe nga subjektet e tjera, për zonjën Beçaj, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar dhe Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nuk kishin referuar dosjet përkatëse dhe raportet përkatëse për aftësitë profesionale, figurën dhe ligjshmërinë e pasurive. KPK nuk kishte as një asnjë adresë e-mail-i për të kontaktuar me Shpresa Beçajn. Komisioni i Vetingut ka kontaktuar me KLGJ, DSIK dhe ILDKPKI, ka siguruar një adresë funksionale të e-mail-it të gjyqtares si dhe i ka dërguar një pyetësor për këtë situatë.
Në 2 shkurt 2020, Shpresa Beçaj, i ka dërguar një letër Komisionit të Vetingut, duke parashtruar arsyet dhe rrethanat se pse nuk kishte plotësuar deklaratën e pasurisë për llogari të Vetingut si dhe formularin për kontrollin e figurës. Beçaj thotë se i ka mbaruar mandati si kryetare e Gjykatës së Lartë në vitin 2013, por për 5 vite më radhë KLD nuk zbatoi ligjin për ta emëruar gjyqtare në Apel, deri në vitin 2018, kur KLD u detyrua nga gjykata. Në letrën e saj, Shpresa Beçaj sqaron se gjatë kohë kur ka hyrë në fuqi ligji i Vetingut statusi i saj ka qenë i paqartë, pasi nuk ushtronte detyrën e gjyqtares, por nga ana e tjetër nuk kishte një akt që të deklaronte mbarimin e statusit të saj si gjyqtare.
Beçaj thotë se megjithatë, është paraqitur pranë ILDKPKI-së për plotësimin dhe dorëzimin e tri formularëve sipas ligjit, por kam marrë përgjigje se emri i saj nuk figuronte në listën e gjyqtarëve. Sipas saj, gjatë kësaj kohë, nuk figuronte në organikën e asnjë gjykate. “Konfirmimin si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë unë e kam marrë, siç thashë më sipër, shumë më vonë se fillimi i zbatimit të efekteve të ligjit për procesin e vlerësimit të magjistratëve”, shkruan Beçaj.
Komisioni i Vetingut vendosi të shkarkonte Shpresa Beçajn nga detyra në 3 korrik 2020.
Trupi gjykues ka pohuar se Shpresa Beçaj, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit të Vetingut, gëzonte statusin e gjyqtares dhe, për rrjedhojë, mbartte edhe detyrimin ligjor për paraqitjen e deklaratës së pasurisë, të deklaratës për kontrollin e figurës dhe formularin e vetëvlerësimit profesional, brenda afatit 30-ditor.
Sipas KPK, pretendimi i paraqitjes në ILDKPKI mbetet në nivel deklarativ dhe nuk është
paraqitur prej saj asnjë dokument ligjor mbështetës (procesverbal apo vërtetim/deklaratë e ILDKPKI-së), që mund të konfirmojë pohimet e subjektit. Gjithashtu, sipas KPK, deklarata për kontrollin e figurës dhe formulari për vetëvlerësimin profesional do të duhej të dërgoheshin pranë dy institucioneve krejt të ndryshme nga ILDKPKI-ja, konkretisht, në DSIK dhe KLD.
Komisioni i Vetingut ka arsyetuar se deklaratat dhe formularët mund të shkarkoheshin edhe nga faqet zyrtare të këtyre institucioneve ose të tërhiqeshin pranë tyre dhe pasi të ishin plotësuar, mund të përcilleshin drejt organeve marrëse edhe në rrugë elektronike apo me postë, duke përmbushur në këtë mënyrë detyrimet ligjore të përshkruara më sipër. “Shpjegimet dhe pretendimet e znj. Beçaj nuk përmbajnë asnjë rrethanë apo fakt konkret të provuar, që mund të përbëjë ndonjë shkak ligjor justifikues për mospërmbushjen e detyrimeve të analizuara më sipër”, thuhet në vendim. Mbetet për t’u parë nëse zonja Beçaj do ta ankimojë vendimin dhe nëse po, çfarë qëndrimi do të mbajë Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Letra sqaruese e Shpresa Beçajt për Komisionin e Vetingut
“Unë jam gjyqtare karriere prej vitit 1987 dhe fakti që më kishte mbaruar mandati i anëtarit të Gjykatës së Lartë nuk presupozonte se unë nuk mund ta ushtroja përsëri detyrën e gjyqtarit me përjashtim të rastit të arritjes së moshës së pensionit (por që nuk është ky rasti). Që nga momenti i paraqitjes së kërkesës sime, KLD-ja kishte detyrimin ligjor, siç parashikonte neni 25 i ligjit organik i Gjykatës së Lartë (ligji nr. 8588/2000), të shqyrtonte kërkesën dhe të më emëronte në Gjykatën e Apelit Tiranë. Fakti që KLD-ja nuk mori në konsideratë dhe nuk e shqyrtoi prej rreth 5 (pesë) vjetësh kërkesën time për të më riemëruar në Gjykatën e Apelit përbënte cenim flagrant të të drejtave të mia të fituara për sa i përket statusit.
b. Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë është pjesë e sistemit gjyqësor dhe fakti i emërimit të një gjyqtari karriere (siç isha unë) në këtë gjykatë, nuk përbënte dhe as nuk konsiderohej si shkëputje nga sistemi gjyqësor.
c. Në këtë kuptim, gjyqtarit që ka fituar njëherë statusin, nuk mund t’i cenohet ose hiqet ky status përveçse në raste rigorozisht të përcaktuara në Kushtetutë dhe në ligj.
d. Sipas kuadrit kushtetues dhe ligjor të kohës, unë përfundova ushtrimin e detyrës së anëtarit të Gjykatës së Lartë, detyrë kjo që ushtrohej për një kohë të caktuar (9 vjet), por kjo nuk nënkuptonte se unë kisha përfunduar karrierën time profesionale si gjyqtare në sistemin gjyqësor, duke qenë se e kisha fituar statusin e gjyqtarit.
e. Nisur nga fakti se KLD-ja nuk shqyrtoi për më shumë se 3 (tre) vjet kërkesën time dhe nuk po ndërmerrte veprimet ligjore të detyrueshme për riemërimin tim në detyrën e gjyqtares së Apelit dhe kjo situatë po cenonte të drejtat e mia ligjore, iu drejtova me padi Gjykatës Administrative, me objekt ‘rehabilitim i statusit të gjyqtarit në karrierë dhe shpërblim dëmi’. Gjykata Administrative e Shkallës Parë Tiranë (vendimi nr. ***, datë 26.7.2016) ka konstatuar faktin e mosveprimit me faj të KLD-së në lidhje me kërkesën e depozituar në datën 10.10.2013, të cilën KLD-ja, pa shkak të përligjur, nuk e ka marrë në shqyrtim. Kjo gjykatë ka çmuar se mosveprimi i KLD-së për trajtimin e kërkesës sime sipas nenit 25 të ligjit nr. 8588, datë 15.3.2000, ‘Për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar, më ka shkaktuar dëm moral dhe ekzistencial.
f. Gjykata Administrative e Apelit (vendimi nr. ***, datë 5.4.2017) e ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë duke pranuar padinë time, duke konfirmuar kështu saktësinë e qëndrimit tim për sa i përket statusit tim profesional, si dhe duke vendosur përfitimin e pagës që unë duhej të merrja si gjyqtare e Gjykatës së Apelit përgjatë gjithë kësaj kohe (43 paga mujore). Në këto kushte, KLD-ja u detyrua që të më rikthejë në sistemin gjyqësor, duke më riemëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë (gjykata në të cilën kisha ushtruar detyrën përpara se të emërohesha në Gjykatën e Lartë) dhe ku në datën 4.6.2018 kam filluar rregullisht ushtrimin e detyrës, duke
dorëzuar pranë ILDKPKI-së në datën 4.7.2018 deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës.
g. Siç e theksova edhe më lart, statusi im profesional në kohën e fillimit të zbatimit të ligjit të rivlerësimit të magjistratëve, për arsye objektive nuk ishte i qartë. Në aspektin personal (subjektiv) unë e kam konsideruar personin tim si gjyqtar, status të cilin ma garantonte ligji i kohës, sepse nuk kam pasur asnjëherë shkëputje nga ky status. Nuk ka pasur asnjëherë ndonjë akt të marrë nga organi kompetent që të deklaronte të përfunduar statusin tim si gjyqtar, qoftë në formën e shkarkimit nga detyra si masë disiplinore apo të lirimit nga detyra për shkak dorëheqjeje, plotësimi të moshës së pensionit, paaftësisë fizike etj. Ndërsa në aspektin objektiv, unë nuk isha ‘gjyqtare në detyrë’, duke qenë se nuk e ushtroja realisht detyrën e gjyqtares. Shkëputja nga ushtrimi i detyrës erdhi si pasojë e veprimeve arbitrare të KLD-së, e cila nuk shqyrtonte kërkesën time për të më riemëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
h. Duke e konsideruar në aspektin personal ‘subjektiv’ personin tim si gjyqtar, në momentin kur ligji nr. 84/2016, ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’ ka hyrë në fuqi datë 7.10.2016 dhe ka filluar të zbatohet, unë jam paraqitur personalisht pranë ILDKPKI-së për plotësimin dhe dorëzimin e tri formularëve sipas ligjit, por kam marrë përgjigje se nuk isha pjesë e subjekteve që i nënshtrohen këtij ligji pasi në rakordimin me listat përkatëse të dorëzuara nga institucionet, emri im nuk figuronte në to.
i. Pas mbarimit të mandatit dhe pas përfundimit të pagesës kalimtare prej 3 vjetësh, të cilën e përfitoja si rezultat i statusit institucional që gëzoja, unë u detyrova që për të siguruar të ardhura, të ushtroja detyrën e avokatit duke filluar që nga koha që isha në pritje të shqyrtimit të kërkesës për riemërim nga KLD-ja dhe shqyrtimit të padisë nga Gjykata Administrative (nga viti 2016 deri në vitin 2018). Fakti që unë nuk kam qenë gjyqtare në detyrë në këtë periudhë e vërtetoj së pari me dokumentin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, ku tregohet se kam punuar në firmën ligjore ‘***’, aktivitet të cilin e kam pezulluar në datën 18 maj 2017. Së dyti, në këtë periudhë unë nuk figuroja në organikën e asnjë gjykate të vendit (dhe nuk ka se si të jetë ndryshe për faktin se funksioni i gjyqtarit në detyrë është ligjërisht i papajtueshëm me ushtrimin e njëkohshëm të ndonjë profesioni tjetër fitimprurës si p.sh.: avokat, noter, përmbarues, nëpunës publik, etj.). Së treti, gjithashtu, duke qenë se kam konkurruar për t’u emëruar në Organet e Procesit të Vlerësimit të magjistratëve (KPK dhe KPA), një ndër kriteret për t’u zgjedhur ishte edhe kriteri i përcaktuar në germën ‘ë’, pika 1, e nenit 6, të ligjit nr. 84/20165, kriter i cili është konsideruar si i plotësuar, bazuar në filtrimin që i bënë kandidatëve institucionet përgjegjëse për ngritjen e organeve të vlerësimit të magjistratëve.
j. Për efekt të ligjit të procesit të rivlerësimit të magjistratëve, në kohën e fillimit të zbatimit të tij, unë ‘nuk kam qenë gjyqtare në detyrë’, pra, nuk kam qenë subjekt i rivlerësimit dhe në këtë aspekt nuk kam pasur të drejtën për të plotësuar dhe dërguar formularët në organet përkatëse shtetërore të ngarkuara me zbatimin e tij. Konfirmimin si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë unë e kam marrë, siç thashë më sipër, shumë më vonë se fillimi i zbatimit të efekteve të ligjit për procesin e vlerësimit të magjistratëve. Gjithashtu, unë as ‘nuk mund të konsiderohem si ish-gjyqtare’ për faktin se pavarësisht se nuk isha gjyqtare në detyrë në këtë periudhë, kisha iniciuar procedime administrative dhe gjyqësore për t’u rehabilituar dhe për t’u riemëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku m’u konfirmua statusi nga vendimet e Gjykatave Administrative (për arsyet e sipërpërmendura më lart).
k. Këto janë arsyet për të cilat unë nuk kam pasur mundësi të plotësoj dhe dorëzoj në kohë formularët që parashikon ligji për procesin e rivlerësimit të magjistratëve”.
Si mund te futen ne drejtesi njerez me kete fytyre kali nuk e kuptoj.....
PërgjigjuNuk e kishje emrin te ILDKP-ja moj sorre se ta hoqi kryetari lsi, se eshte miku i vajzes tende, apo nuk te besohet, se ai institucion duhet te kaloje ne veting se jane te punesuar e te pazevendesuar te gjithe te pd-lsi e te shohim sa emra te tjere do kene zhdukur qe kane vjedhur shqiptaret,funderina. Ec para ne veting e ne burg.
Përgjigju43 paga ?? Plus qe ka punu avokate plus 3 vjet page se nuk donte te punonte pas mbarimit te mandatit??? I befsh ilace gjakun e djersen e ketij populli fe vuajtur. Po te tjere qe ikane lene pa pune kane perfitu me gjyqet e shpreses kaq paga? Mos e nxirrni me kete fytyre te shemtuar, simbol i korrupsionit, pasuria e saj duhet konfiksu. Ka qene ne konflikt interesi sepse ka punuar vet ne gj e apelit.
PërgjigjuJeni funderrina dhe keni pi gjak shqiptari... u shofshi me fare e me fis o shurrane
Përgjigju