Kjo është java e katërt e bojkotit dhe e protestave periodike për studentët e Mjekësisë të cilët kukojnë anulimin e ligjit për punësim të detyruar nga 2-5 vite për ta pas diplomimit.
Në protestën e radhës para Ministrisë së Arsimit studentët ishin më të pakët në numër. Studentët e vitit të parë janë të tërhequr nga bojkoti dhe kanë shkuar në mësim.
Me vezë dhe letra higjienike studentët e Mjekësisë të revoltuar kanë gjuajtur drejt dritareve të Ministrisë në kushtet e mosreagimit të saj.
Kërkojnë reflektim të ministres së arsimit Ogerta Manastirliu në të kundërt, protestat e tyre do të shkojnë drejt ngujimit në godinën ku zhvillojnë mësim.
Pjesë e protestës së studentëve ishte dhe eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti, i cili deklaroi se mbështet kauzën e studentëve , pasi mendon se ajo është e drejtë.
Këtë pasdite, studentët e Mjekësisë janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit, ku po protestojnë kundër ligjit që i detyrojnë të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.
Ata janë mbledhur para godinës së MAS-it dhe kanë hedhur drejt saj vezë shoqëruar me thirrjet e vazhdueshme kundër vendimit të qeverisë.
Akoma nuk kuptoni ju qe jeta seshte fushe me lule…Nese ka mundesi zgjedhje ateher jeni OK.E thjeshte fare firmosi dhe rrini 3 vjet ose paguani dhe ikni matan djellit!!!Shkoni mesoni tani dhe boll na cat koken perdite
PërgjigjuPo përse lodheni more çilimij,lëreni shkollën dhe shkoni që tani jashtë sa mërziteni në protesta.Çfar ndryshimi ka me ose pa diplomëKa dhe një zgjidhje tjetër shkoni në universitete private(apo si thonë jo publike)dhe nukmereni me njërzit e tu por me të tjerë pa u lodhur në protesta që si objektiv kanë :atë shprehjen e të madhit PANDI RAIDHI nëfilmin me teto Ollgën që fshatin e do vetëm për qumështin,vezët, mishin por njërzit të bien erë(të vdesin) se çilimijtë duan Evropën.
PërgjigjuProtestat kane kohen e vet kur zhvillohen jo cdo dite soc bejne keta qe jane paguar nga klani Meta +Berisha! Te shkojn ne auditor te vazhdojn normal mesimet se pasurit e familjes Berisha dhe tulla te hedhin perpara ministris nuk i shpetojn dot nga drejtesia.
Përgjigju