Linda Rama

Letra për Linda Ramën, Kombet e Bashkuara i përgjigjen PD-së: Rekrutimi, sipas rregullave dhe konkurrimit të hapur

6 Nëntor, 12:35| Përditesimi: 6 Nëntor, 12:38

  • Share

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka nisur një letër donatorëve që bëjnë raporte monitorimi për Shqipërinë, me autore Linda Rama. Në këtë rast të paprecedentë, PD ‘raportonte’ pranë këtyre organizatave se zonja Rama është gjendur përballë konfliktet të interesit sa herë që është kontraktuar nga ana e donatorëve për të kryer matje, analiza apo vlerësime për Shqipërinë, për aq kohë sa bashkëshorti i saj është Kryeministri i vendit. Edhe pse Partia Demokratike e pranon vetë në letrën e saj profesionalizmin e zonjës Rama, ata u kërkonin donatorëve të mos bashkëpunonin më me personin në fjalë.

Mirëpo pretendimet e Partisë Demokratike janë hedhur poshtë pikërisht nga organizata më e madhe, ajo e Kombeve të Bashkuara si dhe të gjitha organizatat që janë nën ombrellën e saj.

JavaNews ka kontaktuar drejtpërdrejtë me “United Nations Albania” dhe Zyra e Komunikimit ka reaguar në lidhje me letrën në fjalë në emër të të gjithë organizatave anërare si UNICEF, ILO, UNDP, OBSH, UNEP, UNHCR apo FAO.

Sa i përket kërkesës tuaj, doja t’ju vija në dijeni qendrimin zyrtar të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri sa i takon garantimit të integritetit dhe drejtësisë në praktikat e rekrutimit – thuhet në përgjigjen e e-mailit që JavaNews i drejtoi UN.

Dhe qendrimi zyrtar, që mban datën 6 Nëntor 2024, vijon si më poshtë:

UN Albania është e angazhuar për një proces rekrutimi transparent dhe të paanshëm, i organizuar sipas praktikave më të mira të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara.

Procesi ynë i rekrutimit të konsulentëve ndjek praktika të drejta, transparente dhe pa diskriminim në çdo hap. Kjo përfshin praktika të hapura dhe konkurruese të punësimit, me shpallje të gjerë të pozicioneve të lira, për të tërhequr një grup sa më të larmishëm dhe të kualifikuar aplikantësh.

Të gjithë konsulentët e OKB-së përzgjidhen në bazë të kushteve të mirë-përcaktuara të punës, dhe aplikantët vlerësohen sipas kritereve objektive, ekspertizës teknike përkatëse dhe përputhshmërisë strikte me udhëzimet organizative, për të siguruar që projektet të realizohen me integritet dhe pavarësi.

Siç duket nga deklarata, Kombet e Bashkuara janë plotësisht të qarta jo vetëm për integritetin e zonjës Linda Rama, por edhe për zbatimin e kritereve që ata kanë duke i dhënë përgjigje shteruese PD-së./ Javanews.al

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trump: 06/11/2024 14:54

    Iku dhe kjo ska me Sorros do shkrihet komplet ne Ballkan pazar

    Përgjigju
  • Egzon: 06/11/2024 14:21

    Kjo eshte ajo funderrina qe promovonte biografine e kamales lart e poshte. Po i afron ora tashme.... Sorrosi na la

    Përgjigju
  • Ronaldo: 06/11/2024 12:53

    Me ardhjen e Trump do nise “çinstalimi” I komunisteve te Soros , duke filluar nga vendet e vogla , nuk eshte cudi Rama jep dorheqjen nese ka inteligjence tani ne Dhjetor dhe nuk kandidon per 16 vjet , ndaj them ne Shqipëri ishte bere nje “kapsllëk” politik , fryma dhe riciklim politik , pas atentatit qe I ben Trump ai do ti ricikloje me force politiken e vjeter , ne Europe ne azi kudo , ne Shqipëri ishte kthyer nje persekutim dhe bllokim te veriut dhe nje sistem ku fitonte vetem nje grup njerezish, Rama largoj 450mij shqiptar , tani duhet te Marr are qe meriton , zoti Nano ishte politikan fantastik, ndaj i them fat I madh qe erdh Trump dhe I rickilon , tani do keni analist qe si kameleon kthejne ngjyren ama Trump e shpetoj zoti , ndaj do kemi lajme forta ne politike duke nis nga vendet e vogla fillimisht drejt vendeve te medha ! Nje elefant hahet me copa gradualisht! Rama jep dorheqjen sepse ke instaluar sistem 1 partiak! Do kesh fatin e Biden nje pensionist qe nuk di cfare ben! Me ardhjen e Trump kemi riformatim politik ne Shqipëri dhe Europe kjo ka qene e ditur !

    Përgjigju
  • Qytetari: 06/11/2024 12:47

    Kombet e Bashkuara jane nje tufe palacosh. Po ta shohesh qe te aplikimi per vende pune ne keto organizata, sado i pergatitur qe te jesh nuk te marrin as ne interviste. Pjesa me qesharake pastaj eshte kur sheh se cfare njerezish kane punesuar, te gjithe familjar apo miq te personave ne pushtet. Historikisht keshtu kane qene, qe ne vitet 90 e deri sot.

    Përgjigju
    • O.Da: 06/11/2024 20:19

      Fiks

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?