Foto arkiv nga lufta në Ukrainë

Bota

Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës

7 Janar, 17:42| Përditesimi: 7 Janar, 17:53

  • Share

Britania duhet të transferojë të gjitha asetet e ngrira të Rusisë në Ukrainë për t'i dërguar Moskës një mesazh të qartë se "agresorët duhet dhe do të paguajnë". Kështu shkruhet në një letër drejtuar gazetës ‘The Times’, nga një grup deputetësh britanikë dhe politikanë nga vende aleate përfshi dhe Lulzim Bashën, Raporterin e KiE për rindërtimin e Ukrainës.

Në letër, ata argumentojnë se qeveria britanike duhet të gjejë mënyrën ligjore për të transferuar 300 miliardë dollarë nga rezervat e ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë në Ukrainë. Ata shtojnë se transferimi i një minimumi prej 25.5 miliardë paundësh të mbajtur në llogaritë britanike do të dërgonte një "mesazh të qartë" të vendosmërisë strategjike dhe do të ndihmonte në parandalimin e konflikteve të ardhshme.

“Vetëm duke përdorur këto asete mund të sigurohet që Rusia të paguajë për krimet e saj”, thuhet në letër.

Letra vjen para një debati parlamentar të hënën mbi temën e konfiskimit të aseteve të ngrira ruse për të financuar Ukrainën gjatë luftës

Shtetet e G7 tashmë janë angazhuar për t'i dhënë Ukrainës një hua prej 50 miliardë dollarësh, që do të kthehen vetëm nga interesat e aseteve të ngrira. Në tetor, Britania njoftoi se do të ofronte një hua prej 2.26 miliardë paundësh për Ukrainën si pjesë e paketës më të gjerë nga shtetet e G7. Ministrat besojnë se transferimi i vetë aseteve do të paraqiste probleme ligjore.

Megjithatë, Dr. Mike Martin, një deputet i Lib Dem dhe ish-oficer ushtarak që po udhëheq debatin, tha se duhet të ekzistojë një mënyrë për të kaluar këtë çështje.

"Ka një argument moral, strategjik dhe ligjor të paevitueshëm për përdorimin e aseteve shtetërore ruse për të mbështetur Ukrainën në përpjekjet e saj të luftës. Kurrë nuk ka qenë më urgjente sesa në një botë ku administrata e ardhshme amerikane mund të ndërpresë mbështetjen për Ukrainën," tha ai.

Mes firmëtarëve është edhe Lulzim Basha, si raporter në KiE për rindërtimin e Ukrainës. Në këtë pozicion, Lulzim Basha pritet të qëndrojë deri më 25 janar, pasi pas marrjes së vulës, Bardhi ka kërkuar zëvendësimin e tij me Albana Vokshin.

Letra: Jepini Ukrainës asetet e ngrira të Rusisë

G7 duhet të transferojë të gjitha, 300 miliardë dollarët e aseteve të ngrira shtetërore ruse në Ukrainë për të kundërshtuar agresionin e Rusisë, për të siguruar Evropën dhe për të imponuar përgjegjësi. Kreditë dhe financimet emergjente të mëparshme nuk mjaftojnë — dhe janë barrë që rëndon mbi taksapaguesit perëndimorë.

Vetëm duke përdorur këto asete mund të sigurohet që Rusia të paguajë për krimet e saj. Kjo gjithashtu do të pengonte konfliktet e ardhshme duke dërguar një mesazh të qartë: agresorët duhet dhe do të paguajnë.

Të paktën 25 miliardë paund në rezerva të ngrira të bankës qendrore ruse mbahen në llogari të Mbretërisë së Bashkuar, shuma më e lartë e njohur jashtë BE-së. Veprimi vendimtar nga një fuqi financiare dhe ligjore si Britania do të inkurajonte vende të tjera të ndërmarrin veprime të ngjashme. Ajo është në një pozitë të mirë për të udhëhequr në këtë proces.

Ekonomia e luftës e Rusisë është shtrirë në kufijtë e saj. Sekuestrimi i aseteve të huaja pra të pushtuesit është,  strategjikisht jetësor. Është ligjor dhe nuk  do të dëmtojë stabilitetin financiar.

Dhoma e Komunave do të debatojë një mocion duke i bërë thirrje qeverisë që të hetojë marrjen e këtij veprimi. Ne, parlamentarë nga Mbretëria e Bashkuar dhe vende aleate, i bëjmë thirrje që ta mbështesin.

Firmëtarët:

Dr. Mike Martin MP, Tunbridge Wells, anëtar i komitetit të mbrojtjes në Dhomën e Komuneve dhe i komitetit të përbashkët për strategjinë kombëtare të sigurisë, Liberal Demokratët;

Alex Sobel MP, Leeds Central & Headingly, kryetar i grupit të të gjitha partive për Ukrainën (APPG), Laburistët;

Sir Iain Duncan Smith MP, Chingford & Woodford Green, kryetar i APPG mbi sanksionet Magnitsky dhe reparacionet, Konservatorët;

Profesor Stephen Gethins MP, Arbroath & Broughty Ferry, ish-anëtar i komitetit për çështjet e jashtme, Partia Kombëtare Skoceze;

Philip Brickell MP, Bolton West, anëtar i komitetit për çështjet e jashtme, Laburistët;

Alistair Carmichael MP, Orkney & Shetland, kryetar i komitetit për mjedisin, ushqimin dhe çështjet rurale, Liberal Demokratët;

Sir Julian Lewis MP, ish-kryetar i komitetit të mbrojtjes dhe komitetit për inteligjencën dhe sigurinë, Konservatorët;

James MacCleary MP, Lewes, zëdhënës për Evropën, Liberal Demokratët;

Helen Maguire MP, Epsom & Ewell, zëdhënëse për mbrojtjen, Liberal Demokratët;

Calum Miller MP, Bicester & Woodstock, zëdhënës për çështjet e jashtme, Liberal Demokratët;

Tim Roca MP, Macclesfield, Laburistët;

Dr. Neil Shastri-Hurst MP, Solihull West & Shirley, Konservatorët;

Sir John Whittingdale OBE, MP, Maldon, anëtar i Komitetit të Çështjeve të Jashtme, Konservatorët;

Lord Banner KC, anëtar i përhershëm i Dhomës së Lordëve, Konservatorët;

Lord Alton i Liverpool-it, anëtar i përhershëm i Dhomës së Lordëve, i pavarur ;

Heikki Autto MP, kryetar i komitetit të BE-së,Parlamenti finlandez ;

Lulzim Basha, Shqipëri, Raporter për Rindërtimin e Ukrainës, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës;

Radoslaw Fogiel MP, nënkryetar i komitetit për çështjet e jashtme, parlamenti  polak;

Ivars Ijabs MEP, Letoni, Parlamenti Evropian;

Michael Aastrup Jensen MP, kryetar i komitetit për politikën e jashtme, parlamenti danez;

Roderich Kiesewetter MP, nënkryetar i komitetit për mbikëqyrjen e inteligjencës, Bundestagu gjerman;

Rihards Kols MEP, Letoni, Parlamenti Evropian;

Marko Mihkelson MP, kryetar i komitetit për çështjet e jashtme, parlamenti estonez;

Zygimantas Pavilionis MP, nënkryetar i komitetit për çështjet e jashtme, parlamenti lituanez.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?