Në stadiumin "Tofiq Bahramov" në Baku, Qarabagu vendas humbi 0-1 me Bayer Leverkusen për grupin H në Europa League. Pasi janë në krye të Bundesligës në Gjermani, "Aspirinat" e Xabi Alonsos po bëjnë mirë edhe në Europë, duke marrë fitoren e katërt në po kaq ndeshje. Duhej goli i Boniface në minutën 90+4 të ndeshjes nga penalltia, që gjermanët të merrnin pikët e plota. Për vendasit në stol qëndroi Redon Xhixha. Me 12 pikë Leverkusen është në krye të grupit, duke lënë pas Qarabag, Molde dhe Hacken. Me fitoren 0-1 ndaj Qarabag, Leverkusen bëhet skuadra e parë që kualifikohet në 1/8.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Roma, Liverpool dhe Ajax humbasin në Europa League! Fitojnë Leverkusen dhe Villarreal, Berat Gjimshiti i jep tri pikë Atalantës
S.Dh/ReportTv.al