Leverkusen-Bayern finalja e Kupës në Gjermani, sot rinis La Liga (VIDEO)

11 Qershor 2020, 12:02| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 13:56

  • Share

Finalja e madhe e Kupës së Gjermanisë që do të luhet në Berlin më 4 korrik do të jetë Bayer Leverkusen –Bayern Mynih. Po të shihje dy çiftet gjysmëfinaliste do e kuptoje fare thjesht se cila do të ishte finalja e këtij edicioni. Bayerni që po shkon edhe drejt titullit kampion në Gjermani mposhti mbrëmë Frankfurtin 2-1 me Ivan Perisic që hapi llogarinë e golave që në minutën e 14-ë. Megjithëse bavarezët provuan të mbyllnin takimin ishin miqtë ata që barazuan në minutën e 69-të me da Costa por skuadra e Flick nuk do e vinte në dyshim kalimin në finale dhe shënon golin e fitores me polakun Robert Lewandowski.Në minutën e 74-të sulmuesi tundi rrjetën për golin numër 45 në sezon dhe atë të fitores që u quajt i rregullt nga sistemi VAR.

Sot më në fund rinis edhe La Liga një nga kampionatet më elitare në Europë. Pas tre muajsh ndërprerje të detyruar për shkak të pandemisë futbolli spanjoll rikthehet në mënyrën më të mirë të mundshme me derbin mes Sevilla-s dhe Real Betis që starton në orën 22:00. Një duel i çuditshëm pasi në “Ramon Sanchez Pizjuan” nuk do te jetë mbështetja e tifozëve fantastikë të ekipeve andaluziane. Barcelona do zbresë në fushë të shtunën ndërsa Real Madrid të dielën.

Përgatiti Andi Kapxhiu

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?